Sporti

Liverpool-i ofron 16 milionë paund për Xherdan Shaqirin

shaqiriLiverpool-i ka nisur bisedimet paraprake me Bayern Munich-ut për një marrëveshje për të blerë Xherdan Shaqirin për 16 milionë paund.

Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i Liverpool-it, Brendan Rodgers, i cili ka ndryshuar mendjen dhe ka vendosur ta transferojë Xherdan Shaqirin në vend të Adam Lallanas.

Sipas “Daily Mail”, Rodgers ka hequr dorë nga transferimi i Adam Lallanas, pasi Southampton po ngurron të arrijë një marrëveshje.

Sipas medieve britanike klubi nga Anfield është i gatshëm t’i ofroj Bayern Munichut rreth 16 milionë paund për mesfushorin kosovar.

Menaxher i Liverpool-it, Brendan Rodgers e ka marrë seriozisht transferimin e Xherdan Shaqirit në Anfield gjatë kësaj vere.

Në planet e menaxherit të Liverpool-it ka qenë edhe mesfushorin e Benficas, Lazar Markoviç, por ku i fundit kushton shtrenjtë.

“Rodgers e ka zgjedhur Xherdan Shaqirin që ta transferoj në Anfield. Liverpool është i gatshme t’i ofroj Bayern Munichu-t 16 milionë paund për ta transferuar kosovarin”, shkruajnë mediat e huaja.

Shaqiri, i cili po merr pjesë në Kampionatin botëror me Zvicrën, më herët nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit nga Bayern Munich. Ai po synon të luaj në një klub ku ka më shumë minutazh.

Related Articles

Back to top button