Rajoni

Varufaqis: Greqia i ka gati reformat për takimin me Eurogrupin

Me një dosje me gjashtë reforma të propozuara nga Greqia do të shkojmë të hënën, më 9 mars, në takimin e Eurogrupit, deklaroi ministri grek i Financave, Janis Varufaqis.

janisMbi bazën e këtyre propozimeve do të ketë diskutime në radhët e Eurogrupit se cilat reforma do të kryhen më parë në ndërkohë që vendi do të gjykohet nga reformat që do të realizojë.

Duke folur në emisionin “Enikos” të gazetarit Nikos Haxhinikolau në televizionin grek ”Star”, Varufaqis tha gjithashtu se Greqia do të jetë korrekte në pagesën e borxheve ndaj FMN-së.

Varufaqis theksoi se zgjidhja e vetme është ristrukturimi i borxhit brenda eurozonës dhe se “në asnjë rast nuk është zgjidhje kthimi tek dhrahmija”.

Ai cilësoi si përfitim nga negociatat faktin se u sigurua se nuk do të merren masa shtrënguese katër muajt e ardhshëm.

Varufaqis përgënjeshtroi kategorikisht zërat mbi ardhjen në Athinë të ekipeve teknike të institucioneve dhe nënvizoi se qeveria do të përpiqet që të arrijë përpara mbylljes së katërmujorit marrëveshje me partnerët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button