Home / Arte / Baleti “Coppelia”, në datat 7 dhe 8 mars në skenën e TKOB

Baleti “Coppelia”, në datat 7 dhe 8 mars në skenën e TKOB

Baleti me dy akte “Coppelia” do të jetë këtë javë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Ky balet klasik është i  dashur për të gjithë, të rritur dhe fëmijë, një përrallë e bukur, ku dashuria e Franzit dhe Svenildës triumfon në fund, siç ndodh gjithmonë në përrallë, me muzikën e bukur të Leo Delibes.

balet1Kjo shfaqje vjen me dirigjent Stefano Ligoratti dhe koreografi të Ilir Kernit, që të rikthen në një botë përrallash ku protagonistja kryesore Svenilda (Ledia Sulaj, Adela Muçollari) do të luftojë për dashurinë e Franz (Endri Shkoza, Fatjon Lito), i cili joshet nga bukuria e kukullës Coppelia.

Për publikun vepra do të vijë në skenë më datat 7 dhe 8 mars, ora 19:00.   Kjo vepër baleti ishte dhe dhjetorin e vitit që kaloi në skenë ndërsa u interpretua nga solistët dhe trupa e baletit të TKOB në skenë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: