Home / Arte / Teater / TKE “Spahivogli’ premierë për fëmijë në fundjavë

TKE “Spahivogli’ premierë për fëmijë në fundjavë

Pas javës së kaluar në TKE “Spahivogli’,  e cila u mbyll me numrin 11 të shfaqjeve të realizuara, atmosfera festive do të vijojë këtë fundjavë me premierën e shfaqjes më të re për femijë “Një dhëndër për miushen” në datë 7 dhe 8 mars ora 10:30.

shfaqjeDramatizuar mbi tregimin me të njëjtin titull të autorit Andrë Lang, kjo pjesë tregon një aventurë fantastike të një çifti miushësh jo te zakonshëm, por të një race fisnike, të cilët vihen ne kërkim të dhëndrit ideal për të bijën.

Duke qënë se e bija është miushja më e hijshme në botë, më e shpëjta në vrapim, kërcimtarja më e mirë, këngëtarja me vokalin më të bukur, pra një artistje e vërtetë, e meriton të martohet me burrin më të madhërishëm në botë. Por cili është i madhërishmi? Plot aventura të mrekullueshme i presin tre miushët ndërsa vihen në kërkim të këtij dhëndrri. Një përrallë plot fantazi dhe një shfaqje mjaft argetuese, me situata dhe personazhe nga më të çuditshmet, ju presin t`i shikoni në “Një dhëndër për miushen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.