Home / Sporti / Sa keq e përjetoi djali i Rooney, humbjen e Anglisë

Sa keq e përjetoi djali i Rooney, humbjen e Anglisë

romneyTifozët e Anglisë e kanë përjetuar keq humbjen e dytë në “Brazil 2014”, pasi ajo, thuajse i ka dërguar në shtëpi.

Pas humbjes më Italinë, “tre luanët” humbën edhe më Uruguain me të njëjtin rezultat, 2-1.

Por, një nga ata që e përjetoi më keq këtë humbje ishte djali i madh i Wayne Rooney.

Bashkëshortja e tij, Coleen bashkë me dy djemtë Kai katër vjeç dhe Klay 13 muajsh udhëtuan për në Brazil për të ndjekur ndeshjen e mbrëmshme.

Pavarësisht se Kai shijoi golin e parë të babait të tij, në një Kupë Bote, ai u mërzit shumë me humbje. 4-vjeçari gati shpërtheu në lot në përfundim të ndeshjes.

Të zhgënjyer mbetën edhe 20 milionë britanikët e tjerë që e ndoqën ndeshjen nga shtëpia.

Nëse Anglia nuk kalon grupin, siç ka shumë gjasa të ndodhë, kjo do të jetë hera e parë që pas vitit 1958, ku ajo nuk kalon këtë fazë në një kompeteticion (Kupa e Botës dhe Kampionati Evropian).

%d bloggers like this: