Home / Ekonomia / Kompania Shell nxit investimet në Shqipëri

Kompania Shell nxit investimet në Shqipëri

ShellZbulimi i një zone nafte në Berat, në jug të Shqipërisë, ka tërhequr kompaninë Shell Oil për të rritur investimet në Shqipëri, sipas raportit ditor të lajmeve nga portali Xinhua. Drejtori i Shell për Shqipërinë deklaroi se në zonën e Shpiragut ekspertët kanë zbuluar një fushë nafte e cila ka edhe gazin natyror. Sipas deklaratës zyrtare të kompanisë, “Nga operacionet e kërkimit në Berat, ne kemi pasur sukses pas zbulimit të një fushe të naftës në Shpirag. Megjithatë, ne nuk posedojmë të dhëna për rezervat e naftës dhe gazit natyror në këtë fushë.”- thuhet në deklaratë. “Kompania jonë, në bashkëpunim me Petromanas , ka vendosur të rrisë investimet e operacioneve për eksplorimin e zonës në kërkim të rezervave të naftës dhe gazit. Gjithashtu, ne jemi duke punuar në hapjen e tre puseve të naftës në këtë zonë. Në këtë mënyrë , ne do të kemi një pamje më të qartë për të dhënat në lidhje me rezervat që kjo zonë ka, “-vijon deklarata e kompanisë Shell. Shell dhe Petromanas janë kompanitë që përbëjnë konsorciumin më të madh në Shqipëri dhe që kanë ndërmarrë operacione në kërkimin, zbulimin dhe eksplorimin e zonave në të gjithë vendin për identifikimin e rezervave të mundshme të hidrokarbureve, shkruan në fund portali i lajmeve Xinhua.

Leave a Reply

Your email address will not be published.