Home / Ekonomia / TAP, tender për seksionin detar

TAP, tender për seksionin detar

Gazsjellësi

harta tap shqiperiSë shpejti, në bregdetin e Semanit, do të ngrihet kantieri për ndërtimin e tubacionit nëndetar të gazsjellësit TAP. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP), sipas Fletores Zyrtare të BE-së, ka hapur dy kontrata parakualifikimi për ndërtimin e seksionit detar të tubacionit prej 105 kilometrash në Detin Adriatik. Thellësia më e madhe e shtrirjes së tubacionit do të jetë 820 metra. Parakualifikimi përfshin punimet e inxhinierisë, prokurimit, ndërtimit dhe instalimit për seksionin detar të tubacionit me diametër 36 inch (90 cm) midis brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë Jugore. Fushëveprimi përfshin gjithashtu veprat civile përkatëse të hyrjes dhe daljes në tokë si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.

Leave a Reply

%d bloggers like this: