Libri

“Poeteka” përmbledh 50 vjet krijmtari të Xhevahir Spahiut

Pesëdhjetë vite krijimtari të poetit të njohur Xhevahir Spahiu, në 70 vjetorin e tij, përmblidhen në dy vëllime “Udhët”.

20150303102452497600Në këtë përvjetor të tij publikohen dhe poezi të ndaluara të poetit. Këto dy vëllime që janë përgatitur nga “Poeteka” përmbajnë një krijimtari të zgjedhur të poetit duke filluar që nga viti 1965. Promovimi i dy vëllimeve me poezi të zgjedhura u zhvillua në sallën e Teatrit të Metropolit në aktivitetin “Ora poetike”. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe vetë poeti i njohur Xhevahir Spahiu, ndërsa shumë urime mori dhe nga të afërm, miq dhe kolegë të tij. Një aktivitet që kishte në qendër figurën e poetit të shquar, u përcoll përmes një ceremonie të bukur, ku poezitë të tij më të bukura u interpretuan dhe nga aktorët, dhe gjithçka erdhi si një teatër poetik. Para se të fillonte ky aktivitet, redaktori i dy vëllimeve Arian Leka, u shpreh se për dy vëllimet me poezi është bërë një përzgjedhje e kujdesshme, por nuk mungojnë dhe grafikat që janë bërë për poetin nga miqtë e tij artistë. “Këtë aktivitet e zhvillon “Poeteka” dhe miqtë e Xhevahir Spahiut. Unë jam marrë me botimet, dhe janë dy vëllime që për këtë 70-vjetor, përmbajnë të dy së bashku rreth 600 faqe. Këto dy vëllime janë një me një përzgjedhje nga krijimtaria e tij më e mirë ndër vite, dhe janë marrë materiale nga 15 vepra të tij që janë botuar më herët. Këto dy vëllime “Poezi të zgjedhura Udha 1” dhe “Poezi të zgjedhura Udha 2” kanë një përmbledhje të krijimtarisë nga 1965 deri tek krijimet më të fundit të tij, që i takon vitit 2013. Pra është një krijimtari rreth 50 vjeçare”, u shpreh redaktori i këtyre vëllimeve Arian Leka.

Xhevahir Spahiu lindi më 1 mars 1945 në fshatin Malind të Skraparit. Diplomohet në vitin 1967 për letërsi në Universitetin e Tiranës. Që nga ky vit e deri më sot ai ka punuar si gazetar, mësues, botues, skenarist. I cilësuar si një nga poetët në zë shqiptarë të dalë në vitet ’70, Spahiu ka botuar një sërë vëllimesh poetike si “Ti qytet i dashur (1973)”, “Vdekje e perëndive (1977)”, “Dyer dhe zemra të hapura (1978)”, “Poezia shqipe (1990)”, “Kohë e krisur (1991)”etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button