Bota

Putin e konsideron ”turp” vrasjen e Boris Nemtsov

Presidenti rus, Vladimir Putin e cilësoi sot si ”turp” vrasjen e opozitarit Boris Nemtsov, vrarë të premten pranë në Moskë, para se të paralajmëronte për një një rritje të krimeve ekstremiste në Rusi.

putin-vrasje“Ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje krimeve që janë shumë të dukshme duke përfshirë këtu edhe ato që kanë domethënie politike”, deklaroi Putin para zyrtarëve të Ministris ruse të Brendshme.

“Ne duhet të çlirojmë Rusinë nga turpi dhe tragjeditë si ajo që pamë, vrasja e guximtarit Boris Nemtsov, në qendër të kryeqytetit”, theksoi Putin.

Boris Nemtsov, një opozitar politik për një kohë të gjatë i Vladimir Putin dhe një simbol i luftës antikorrupsion u vra të premten në mbrëmje para Kremlinit, një vrasje që tronditi opozitën ruse dhe shkaktoi reagime të shumta në botë.

Vladimir Putine e cilësoi këtë vrasje si provokim dhe premtoi se do të bëhej gjithçka që organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij krimi cinik të marrin dënimin e merituar.

Hetuesit deklaruan se po shqyrtojnë të gjitha pistat, si krimi politik, gjithashtu dhe pistën e islamizmit për shkak të mbështetjes të Nemtsov për gazetën satirike franceze ”Charlie Hebdo” apo një vrasje që lidhet me konfliktin ukrainas nga elemente radikale.

Vladimir Putin paralajmëroi gjithashtu kundër një rritjeje të krimeve ekstremiste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button