Rajoni

SHBA u ofron vendeve të Gjirit mburojë antibërthamore kundër Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’u ofrojnë vendeve të Gjirit një mburojë antibërthamore si mbrojtje kundër Iranit, njoftoi sot gazeta ”Al-Hayat”, në ndërkohë që Uashingtoni po kërkon të risigurojë aleatët e tij për bisedimet me Teheranin për programin nuklear iranian.

zz199-304x200Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry është në Arabinë Saudite për të takuar me ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, një bllok monarkish arabe që përfshin Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin, Bahreinin, Katarin dhe Omanin.

SHBA po udhëheq bisedimet me Iranin për programin e tij të diskutueshëm bërthamor.

Monarkitë arabe sunite të rajon janë të shqetësuara nga ambiciet e Iranit shiit për posedimin e armës bërthamore dhe rritjen e influencës së Teheranit në Lindjen e Mesme.

Në ndërkohë, SHBA ka edhe një tjetër mbrojtje antibërthamore për aleatët e saj në Azi kundër Koresë së Veriut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button