Kronika

DPGJC ndjek me përparësi përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore

Në funksion të mbarëvajtjes së procesit për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në zbatim të Kodit Zgjedhor ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj të deritanishme për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.

0601-MINISTRIA-BRENDSHME-526x350Drejtori i Pergjithshem i Gjendjes Civile, Bledi Boracaj, ne nje deklarate per mediat, thekson se menjëherë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës u hartua dhe iu dërgua për zbatim njësive të qeverisjes vendore dhe zyrave të Gjendjes Civile udhëzimi “Për procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore”.

Po ashtu, brenda afatit të parashikuar, në datë 30 dhjetor 2014, u gjenerua në formatin elektronik ekstrakti i përbërësve zgjedhorë, të ndarë sipas qendrave të votimit të zgjedhjeve për çdo njësi të qeverisjes vendore dhe brenda datës 14 janar 2015 u publikua ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor dhe raportet përkatëse ndihmëse.

Gjatë muajit janar 2015 e në vijim të gjitha zyrave të Gjendjes Civile, u është shpërndarë logjistika e nevojshme. Paralelisht janë monitoruar dhe tërhequr vëmendja e zyrave të Gjendjes Civile për qendrat e votimit jashtë limiteve dhe është realizuar pastrimi i dublimeve të konfirmuara.

Numri i përgjithshëm i zgjedhësve në ekstraktin e dytë të listës së zgjedhësve, të publikuar në datë 14 shkurt, është 3. 367. 075 persona.

Në ekstraktin e 14 shkurtit 2015, numri i dublimeve është 49 % më pak, krahasuar me listën përfundimtare të zgjedhësve, në procesin e 23 qershorit 2013. Saktësisht janë rreth 3900 dublime në lista dhe po vijon puna për të minimizuar këtë numër, deri në publikimin e listës përfundimtare zgjedhore.

Është monitoruar procesi i bllokimit të shtetasve mbi 100 vjeç në listën e  zgjedhësve dhe përfshirjen me kërkesë të vetë shtetasve në listë, sipas procedurës së parashikuar, duke e zbritur këtë shifër në 1140 shtetas, nga 1288 që ishte në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Në faqen online të Ministrisë së Punëve të Brendshme publikohet periodikisht  ekstrakti i rradhës i listës zgjedhore. Numri i zgjedhësve me numrin e banesës jo të saktë, që shënohen me kodet 000, 888, 999 – është zbritur me 35 mijë, krahasuar me zgjedhjet e fundit të 23 qershorit 2013. Aktualisht janë rreth 313 895 shtetas në proces verifikimi dhe korrigjimi nga zyrat e Gjendjes Civile.

Me Urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshme është ushtruar kontroll “Për Hartimin, Printimin dhe Publikimin e ekstrakteve të përbërësve Zgjedhor” në disa nga Zyrat e Gjendjes Civile në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Lezhë, Shkodër dhe Dibër. DPGJC do të ushtrojë kontrolle në zyrat e Gjendjes Civile dhe nëse konstatohen parregullsi, si mos publikimi në kohë apo mënyrën e caktuar të ekstraktit me përbërësit zgjedhor, do të merren masa deri në largim nga detyra të nëpunësit të zyrës së Gjendjes Civile.

Paralelisht u realizuan përmirësimet teknologjike të nevojshme në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Ndërkohë, po punohet për gjenerimin në sistemin e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile të ekstraktit të tretë të listës së zgjedhësve, raporteve ndihmëse, dhe publikimin brenda datës 14 mars.

Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë shtetasit me të drejtë vote të bëjnë verifikimet mbi përbërësit e tyre zgjedhor, me qëllim shmangien apo rregullimin e gabimeve të mundshme, të cilat mund të përbëjnë shkak për mos pjesëmarrje në procesin e votimit. Gjithashtu, MPB u kërkon të gjithë drejtuesve të Bashkive, Komunave dhe Njësive Bashkiake të përmbushin detyrimin ligjor për njoftimin e zgjedhësve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button