Politika

Basha përkujton epopenë e Adem Jasharit, homazhe tek shtatorja e tij

Tirana përkujton sot epopenë e lavdishme të Jasharajve. Kryebashkiaku i Tiranës dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha me përfaqësues të ambasadës së Kosovës, veteranë të UÇK kanë vendosur sot kurora me lule dhe janë përulur me nderim dhe respekt përpara shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari.

basha-jashari“Në këtë 5 mars rikujtojmë epopenë e Jasharëve, të udhëhequr nga komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, – tha Basha. – E përjetshme, është zulma dhe lavdia e Adem Jasharit, Hamëz Jasharit, familjes Jasharit. Nderim përjetë komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderim përjetë Jasharëve, nderim përjetë bijve dhe bijave të Kosovës, bijve dhe bijave të kombit shqiptar që kanë dhënë jetën dhe vunë gjakun e tyre në altarin e lirisë kombëtare në themelet e lirisë së Kosovës së lirë e të pavarur! Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti i bekoftë shqiptarët!”

Në 5 mars të vitit 1998, familja Jashari u rrethua me mijëra trupa dhe artileri të rëndë serbe. Qëndresa e Jasharajve me në krye komandantin legjendar Adem Jashari zgjati tri ditë e tri netë. 13 anëtarët e familjes Jashari humbën jetën, së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button