Bota

Putini është një kancer që duhet të hiqet: Ja kush e thotë!

Udhëheqësi i opozitës ruse, Gari Kasparov u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pjesës tjetër të botës që të forcojnë izolimin e presidentit rus, Vladimir Putin, si dhe që të armatosin Ukrainën.

putini-euml-sht-euml-nj-euml-kancer-q-euml-duhet-t-euml-hiqet-ja-kush-e-thot-euml_hdNë një fjalim në senatin amerikan, ai ka shtuar se nuk mund të bisedohet me kancerin, transmeton Telegrafi.

“Si kancer, Putini dhe elita e tij duhet të hiqen”, ka thënë dikur shahisti më i mirë në botë.

Pesë ditë pas vrasjes së politikanit opozitar, Borisa Nemcov, në Moskë, Gari Kasparov, tregoi për pikëllimin e tij për mikun e tij të ndjerë.

“Boris Nemcov është vrarë sepse duhej të ndodhte. Putini dhe elita e tij mendojnë se pas 15 vitesh në pushtet mund të bëjnë gjithçka, nuk ka më vija të kuqe”, ka deklaruar Gari.

Putin e ka quajtur vrasjen e Nemcovit si një “turp”.

Seanca parlamentare amerikane ishte dedikuar zyrtarisht për “agresionin rus në Evropën Lindore”, dhe situatën në Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button