Home / Horoskopi / Horoskopi për datë 5 mars 2015

Horoskopi për datë 5 mars 2015

horoskopiDashi

Jeni në kërkim të diçkaje që do t’ju emocionojë. Vullneti do t’ju zgjohet falë Marsit, i cili është në një pozicion favorizues, të paktën deri në pjesën e parë të ditës. Mundësi takimesh pozitive.

Demi

Kini më shumë besim në aftësitë tuaja. Lajme të mira në aspektin e punës, veçanërisht për të lindurit ditën e hënë. Ata do t’ia dalin mbanë në disa projekte. Shpenzime të papritura për shtëpinë.

Binjakët

Dëshironi të udhëtoni dhe të shkoni larg me fantazinë, lexoni një libër të mirë. Lajme të mira në dashuri, një mesazh apo një telefonatë do t’ju ndryshojë ditën. Mos jini të nxituar në vendimmarrje sot.

Gaforrja

Mos i nënvlerësoni kurrë njerëzit që ju kundërshtojnë. Lajme të mira në dashuri si dhe në punë, nëse impenjoheni, mund të arrini më shumë. Bëni kujdes nga keqkuptimet me kolegët apo miqtë.

Luani

Mos nxitoni në dashuri, bëni pak durim deri sa të vijnë kohëra më të mira. Është një moment për të nisur një projekt që e keni për zemër, mos e shtyni për më vonë!

Virgjëresha

Nëse vuani për shkak të dashurisë, kujtohuni që pas shiut del gjithnjë dielli. Lajme të mira nga njerëz që janë larg jush apo njerëz me influencë. Duhet të përpiqeni më shumë që të ndryshoni mënyrën e jetesës.

Peshorja

Sot do të keni disa parandjenja të cilat do t’ju rezultojnë të vërteta. Situata ekonomike do të përmirësohet. Mundësi të mira për të nisur një projekt të ri.

Akrepi

Kontaktoni me miqtë e vjetër dhe po ashtu “lëvizni” për të takuar të rinj. Paqja që kërkoni ndodhet në zemrën tuaj. Reflektoni mbi problemet tuaja. Përgjithësisht sot do të kaloni një ditë të mirë.

Shigjetari

Sot mund të merrni një përgjigje negative nga ana e një miku të cilit i keni kërkuar një nder. Mos u “kapni” menjëherë, por mendoni si të zgjidhni çështjen.

Bricjapi

Kërkoni ndihmën e dikujt nëse po përjetoni një situatë të vështirë. Në dashuri do të merrni lajme të mira. Do të kaloni momente romantike mbrëmjen e sotme.

Ujori

Rreziku për ndarje ose për komplikime në çift do të ndihet shumë. Më mirë të mbyllni sytë për shumë gjëra se sa ta gjeni veten mes lotësh. Në aspektin e fitimeve dita do të jetë pozitive.

Peshqit

Bëni kujdes ndaj personave të cilët mund të përfitojnë nga mirësia juaj. Fati do të jetë pranë jush duke plotësuar disa nga dëshirat tuaja. Shpresa të mira për të takuar një person të dashur.

Leave a Reply

%d bloggers like this: