Politika

‘Vrasja e deputetëve’ Rama: Tahiri s’ngriti akuza, çmontoi akuzën e ngritur. Të përfshirë personazhe të afërt me PD, PR e sorollopin e opozitës

Kreu i qeverise, Edi Rama ka preferuar te reagoje per mediat, ne mbyllje te seances, jashte salles se Kuvendit, duke thene se per akzuat ne fjale qeveria ia ka lene ceshtjen ne dore institucioneve te drejtesise.

Rama duke folur jashte Kuvendit

Fjala e Rames

Kostoja është e shqiptarëve që nga kuvendi presin të dëgjojnë reformat, për ligjet për të cilat ka nevojë procesi i reformave dhe modernizimit të vendit, për ekonominë, problemet e panumërta sociale që kemi nga e kaluara dhe janë të detyruar të dëgjojnë rrjedhat e përroit psiqik të Berishës.

Së dyti dhe dua ta shpreh sinqerisht është për të ardhur keq që vendi sot jo nuk ka opozitë, por ka një opozitë që veçse ka braktisur misionin e saj për të përfaqësuar zërin e qytetarëve që e kanë votuar është kthyer në zërin e skutave më të errëta të një bote me të cilën politika është e vendosur të ndahet dhe vendi do të ndahet me patjetër.

Së treti sa i takon cështjes konkrete, besoj se sot ish kryeministri na dha hapur atë që në fakt ka qenë për të gjitha vitet e qeverisjes së tij standardi i tij, pra një njeri në krye të pushtetit që i mbyll gojën prokurorisë dhe që ende sot e gjithë ditën ka lënë pa përgjigje 21 janarin, shumë e shumë drama dhe skandale të tjera korruptive. Ne kemi një standard tjetër, që është i shpallur e mbi të cilin jemi të vendosur të ecim para, standardin e punëve të ndara, i takon drejtësisë, prokurorisë dhe hetimit të zbardhë të vërtetën e kësaj, merrni me mend se cfarë dëgjojnë nga kjo marrëzi ndërkombëtarët.

Ministri i Brendshëm Tahiri e tha qartë dje dhe nuk ngriti akuza, por çmontoi në mënyrë të plotë akuzën e ngritur e megjithëse në këtë farsë është përfshirë një tufë personazhesh as ai e askush nga ne nuk synon të përfitojë për shkak të përkatësisë familje e politike të personazheve të afërt me PD e PR dhe më gjithë sojin dhe sorollopin e opozitës që po tretet në llum, por përsëri ia lëmë hetimit deri në fund, këto janë institucionet. Transformimi i foltores së kuvend në daulle për vallen e shpatave është marrëzi

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button