Film

Çmimi “Vanessa Redgrave”, Prifest fton kineastët e rinj

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “PriFest”, ka publikuar thirrjen për aplikim për çmimin “Vanessa Redgrave Award for PriFest”, që tashmë ndahet në kuadër të këtij festivali.

camelot-1967-04-g-800x625Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se të drejtë aplikimi kanë të gjithë regjizorët që kanë projektin e parë filmik të metrazhit të gjatë dhe që janë nga: Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Serbia. “Prej këtij viti në garë do të përfshihen edhe regjisorët nga Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia”, thuhet në këtë njoftim.

Mësohet se në këtë garë do të vlersohet “Best Pitch”, i cili përfshinë edhe vlerën monetare prej 1 mijë euro.
Vanessa Redgrave, aktore me famë botërore dhe fituese e çmimit Oscar, është edhe presidente nderi e PriFest dhe që nga viti i kaluar ka themeluar një çmim me emër të saj në kuadër të këtij festivali. “Kineastët e interesuar mund të aplikojnë online dhe afati i fundit për aplikim është deri më 10 mars të këtij viti”, thuhet në njoftim. Ndërkaq mësohet se edicioni i shtatë i festivalit nis më 24 prill dhe përfundon më 1 maj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button