Home / Politika / Ambasadorët: S’mund të ndjekim teatrin e shëmtuar parlamentar

Ambasadorët: S’mund të ndjekim teatrin e shëmtuar parlamentar

Seancën e sotme parlamentare disa ambasadorë kanë preferuar ta ndjekin nga brenda sallës plenare të Kuvendit.

1425558891parrAmbasadori francez, ai italian, ai gjerman, ambasadorja e Holandës së bashku me kreun e misionit të BE-së,  Romana Vllahutin kanë mbërritur pak përpara nisjes së seancës parlamentare.

Por në momentin kur kryeparlamantari Meta ka kërkuar 5 minuta pushim, diplomatët kanë patur një bashkëbisedim të shkurtër mes tyre. Mësohet se ambasadorja e BE-së, Vllahutin u ka thënë kolegëve të saj se “ata nuk mund të vijonin së qëndruari për të ndjekur një teatër të shëmtuar parlamentar”.

Më pas, ata janë larguar të gjithë duke marrë me vete zhgënjimin e radhës nga politika shqiptare.

Ndërkohë, nëpërmjet një deklarate për median, Prezenca e OSBE-së thotë se “e ka ndjekur me zhgënjim përkeqësimin e debatit politik gjatë ditëve të fundit. U bëjmë thirrje të gjithë politikanëve të frenojnë gjuhën dhe veprimet ndezëse dhe të lejojnë institucionet e vendit të funksionojnë në interesin më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë”.

One comment

  1. Ambasadoret i dijne katraurat e politikes te Tiranes. me mire se sa i dijne paloparlamentaret tane robote.Kurse Ruci, deklaqron, po na shohin nderkombetaret,kaq naif eshte katundari ruci 40 vjet palopolitikan.

Leave a Reply

%d bloggers like this: