Arte

Teatrot e Beogradit dhe Tiranës, bashkëpunim muzikor – koreografik dhe aktiviteteve skenike

Bashkëpunim mes Teatrit Kombëtar të Beogradit dhe Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Shqipëri do të konkretizohet në kuadër edhe të një vizite zyrtare që Ilir Kërni do të zhvillojë në Beograd.

kerniDrejtori i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar, Dejan Savic, në një prononcim për mediat serbe ka pranuar këtë nismë, e cila , sipas tij “do të krijojë mundësinë që për herë të parë në historinë e marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve, të institucionalizojë propozime pozitive dhe vendosjen e marrëdhënieve në nivel më të lartë midis ansambleve respektive te Teatrove tane”.

Teatri Kombëtar ne Beograd ka vendosur një herë bashkëpunimin me Teatrin Kombëtare të Drames ne Shqipëri, por në Tiranë, Teatri i Drames është i ndarë nga ai i operës dhe baletit, kështu bashkëpunimi mes dy teatrove do të jetë në idenë e bashkëpunimit muzikor – koreografik dhe aktiviteteve skenike.

Me ftesë të drejtorit Dejan Savic, z .Kerni do të jetë mysafir i Teatrit Kombëtar të Beogradit në fillim të muajit mars, kohë gjatë së cilës ai do të njihet me veprat përfaqësuese të repertorit te operës dhe baletit të Teatrit Kombëtar. Kjo do ti shërbejë njohjes dy-palëshe në drejtim të politikave të repertorit , kapaciteteve teknike dhe marrëdhënieve kulturore publike, arritjet e tyre, etj.

Në qendër të bisedimeve do të jetë edhe propozimi për një protokoll të përbashkët bashkëpunimi. Gazeta Blic, në lajmin e saj thekson se “Ilir Kerni është balerin i njohur me një karrierë Evropiane, nga të cilat një pjesë e kaloi si solist i parë në Teatrin Kombetar të Operas dhe Baletit në Zagreb”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button