Home / Politika / Ambasadori Arnaudov: Shqipëria dhe Bullgaria, dy vende mike me mundësi të shumta bashkëpunimi

Ambasadori Arnaudov: Shqipëria dhe Bullgaria, dy vende mike me mundësi të shumta bashkëpunimi

Takim  i Ambasadorit të Republikës së Bullgarisë në Tiranë, Dimitar Arnaudov me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Gëzim Podgorica

Drejtori-i-Pergjithshem-i-Agjencise-Telegrafike-Shqiptare-Gezim-Podgorica-Foto-Agim-Dobi-1Mundësitë e shumta të bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Shqipërisë dhe roli që luan media në promovimin dhe  zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, ishin në fokus të  takimit që zhvilloi sot  drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Gëzim Podgorica , në një pritje të rezervuar nga  ambasadori bullgar Dimitar  Arnaudov.

Duke folur për mundësitë e shumta të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe klimën pozitive që ekziston midis dy vendeve si në fushën politike, ashtu edhe në të gjitha sferat e tjera, ambasadori Arnaudov theksoi nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve shumëplanëshe dhe pritshmëritë pozitive në këtë drejtim. “Roli i medias   është i pazëvëndësueshëm”, – theksoj Arnaudov, “duke këmbëngulur në nevojën që  dy vendet megjithëse e njohin  njeri –tjetrin, historinë, kulturën, traditat, përsëri ka shumë gjëra që duhen promovuar e njohur nga afër”.

Niveli shumë i mirë i marrëdhënieve politike midis dy vendeve, është e domosdoshme të shoqërohet nga  një nivel  komunikimi në  fushën e ekonomisë , po edhe  në fusha të tjera me interes reciprok, ku duhen idensifikuar  përvojat më të mira, duke i shfrytëzuar ato pozitivisht. Në urën e komunikimit midis nesh ka nevojë të rritet trafiku i  bashkëpunimit, pasi është  në  favour  të dy palëve . “Në këtë kuadër, mendoj se është me interes për Shqipërinë” –theksoi ambasadori Arnaudov  “edhe rruga që ka bërë  Bullgaria drejt anëtarësimit të saj në BE . Një rrugë e gjatë dhe e vështirë,  në të cilën Shqipëria është futur  dhe ka se çfarë të mësojë nga përvoja bullgare për ta përshpejtuar dhe për të qënë më efektive”.

foto-4Drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Gëzim Podgorica e falenderoi ambasadorin bullgar për pritjen e rezervuar, duke i përsëritur edhe një herë urimet më të mira në kuadër të festës kombëtare të Bullgarisë. Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe Agjencia Bullgare e lajmeve BTA, të cilat kanë një bashkëpunim të hershëm dhe efektiv në mes tyre,  në vijimësi kanë pasqyruar komunikimin shumëplanësh midis dy vendeve.  Megjithatë, theksoi nga ana e tij zoti Podgorica, në epokën e sotme dixhitale të komunikimit, duhen gjetur forma  më të larmishme dhe të efektshme për publikun, që dritaret e informimit të jenë më të mëdha dhe më të shumta. “Dy institucionet tona kanë mundësitë që të  shkëmbejnë informacione jo vetëm në  dimensionin politik, por  shumë më gjërë se kaq, në mënyrë të vecantë përsa i takon ekonomisë, turizmit, kulturës, traditave e të tjerë” tha drejtori i ATSH-së  Gëzim Podgorica duke cilësuar se, “Historia e dy vendeve na ka rezervuar një komunikim të mirëkuptuar  në pjesën dërmuese të saj, prandaj ajo jo vetëm duhet njohur, por edhe  duhet  shfrytëzuar pozitivisht si një mundësi  për të qënë pranë njeri-tjetrit. Vendosja e një linku të përbashkët në fushën e turizmit do të ishte me interes për  Shqipërinë dhe Bullgarinë, por edhe më gjërë se kaq, për të gjithë rajonin”.

Gjatë bisedës , ambasadori bullgar Arnaudov dhe drejtori i ATSH-së, Gëzim Podgorica   ishin të një mendimi përsa i takon rolit të  medias dhe  sensibilitetit që krijon ajo në lidhjet miqësore midis vendeve, e në mënyrë të vecantë në rajonin tonë .

Leave a Reply

%d bloggers like this: