Politika

Zgjedhjet-KQZ, rregulla të reja për regjistrimin e koalicioneve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton rregullat mbi të cilat do të bëhet regjistrimi i koalicioneve zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale të 21 qershorit.
KQZ-Mbledhje-2Pr/vendimi i shqyrtuar sot nga KQZ parashikon që partitë politike, të regjistruara si subjekt zgjedhor duhet të shprehin vullnetin e tyre, për t’u organizuar si koalicion zgjedhor në formën e një marrëveshje, e cila mes të tjerash duhet të përcaktojë dhe mënyrën e paraqitjes së kërkesave për regjistrimin e kandidatëve, pranë komisionit zgjedhor përkatës.
Kështu kërkesa për regjistrimin e koalicionit dhe marrëveshja përkatëse, duhet të përfshijë disa elementë, si
shprehjen e vullnetit të partive pjesëmarrëse për të qenë pjesëtare e këtij koalicioni; emrin e koalicionit; shkronjat nistore të tij, që do të shënohen në fletën e votimit, etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button