Kronika

Zbardhen 6 orë dëshmi të Doshit në prokurori: Dëshmitari ndryshoi version pas kërcënimit në Polici

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi, u pyet dje në Prokurorinë për Krimet e Rënda në lidhje me denoncimin publik të bërë nga vetë ai të hënën për skenarin e një eliminimi fizik të tij.

tom-doshi-1024x757Prania e Doshit në organin e akuzës ishte në zbatim të një urdhri për paraqitje dërguar në adresë të tij të mërkurën, për llogari të hetimit të nisur kryesisht nga thëniet e deputetit.

Deputeti Doshi mbërriti në ambientet e Prokurorisë rreth orës 09:20, ku qëndroi për gati gjashtë orë. Ai dha shpjegime para prokurorëve të çështjes, Përparim Kulluri dhe Manjola Kajana, si dhe dy oficerëve të Policisë Gjyqësore. Po dje, Doshi ka vënë në dispozicion të Prokurorisë provat e tij për të provuar “komplotin e vrasjes”. Bëhet fjalë për videon 37­ minutëshe, ku shfaqet Durim Bami, i cili shprehet se i kishin ofruan 500 mijë euro për vrasjen e Tom Doshit dhe 100 mijë euro për vrasjen e deputetit Mhill Fufi.

DESHMIA

Burime të rezervuara pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda bënë me dije se deputeti Doshi u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të drejtuara ndaj tij. Para prokurorëve të çështjes, Doshi ka rrëfyer të njëjtin variant, të thënë publikishtprej tij ditët e fundit, për ekzistencën e një plani për vrasjen e tij dhe të deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi, shkruan ‘Panorama’.

Sipas burimeve, gjatë gjithë deklarimeve të tij, Doshi i është referuar rrëfimit të shtetasit Durim Bami. Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë përballur Doshin me disa prej deklarimeve të dhëna nga Bami, aktualisht i dyshuar për akuzën e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë.

Doshi ka pretenduar se dëshmitari është kërcënuar nga ana e Policisë.

Deputeti ka pohuar se Bami ka ndryshuar deklarimet e tij për shkak të presionit dhe kërcënimeve që ka marrë në Polici. “E vërteta do të dalë dhe unë do t’i shkoj deri në fund”, mësohet të ketë pohuar deputeti Doshi.

DENONCIMI

Fillimisht, në një deklaratë publike ditën kur u përjashtua nga Partia Socialiste dhe më pas përmes profilit të tij zyrtar në Facebook, deputeti Doshi ka pohuar se kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte paguar për eliminimin fizik të tij dhe të deputetit Mhill Fufi.

Sipas tij, për planin e vrasjes së tij kishte vënë në dijeni drejtuesit e organeve ligjzbatuese në vend. “Para afro 6 muajsh njoftova prokurorin e Përgjithshëm, Kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe ministrin e Brendshëm për një tentativë të Ilir Metës për të më vrarë mua dhe kolegun tim Mhill Fufin.

Me vjen mirë që të gjithë këta zotërinj, dje dhe sot, e kanë pranuar faktin që unë e kam bërë këtë denoncim”, shprehej Doshi në një postim të datës 3 mars.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button