Kronika

Mark Frroku përgënjeshtron Doshin në Prokurori: Nuk e dija për atentatin, se di pse më përfshiu Toma

Deputeti i Partisë Kristiandemokrate, Mark Frroku rrëzon pretendimet e deputetit Tom Doshi, i cili deklaroi mbrëmë në emisionin ‘Top Story” se e kishte mësuar pikërisht nga Frroku, 6 muaj më parë, planin për një atentat ndaj tij, madje se ky i fundit e kishte prezantuar edhe me atentatorin Durim Bami.

maxresdefault (1)Por Frroku ka mohuar këto pretendime të Doshit. Sot në Prokurori ai ka dëshmuar se nuk ka ditur asgjë për këtë atentat dhe që nuk ia ka haberin pse deputeti Doshi e ka përfshirë në këtë histori.

Pas daljes nga Prokuroria Frroku ka shmangur hollësitë, por u shpreh se nuk ka dijeni për këto zhvillime. Burime nga Prokuroria thonë se ai ka mohuar skenarin e ofruar nga deputeti Doshi lidhur me denoncimin e atij që quhet “atentator”.

“Nuk kam dijeni dhe përsëris se thëniet ia kam thënë prokurorisë”, shtoi Frroku.

Ndërsa sa i takon zërave se Durim Bami ka qenë shoferi i tij, deputeti tha: “Asnjëherë. Mesa di unë as për Tom Doshin, për mua jo e jo”.

Tom Doshi deklaroi mbrëmë në “Top Story” se: “Unë kam qenë në Budva me familjen, më mori në telefon Mark Frroku dhe më tha që ku je se dua të të takoj se është një problem urgjent. I thashë që për dy ditë kthehem. Kur u ktheva më thotë që kam takuar një person që unë e njoh dhe më ka thënë që Ilir Meta ka paguajtur lekë për të të eliminuar ty dhe Mhill Fufin. Më erdhi shumë papritur dhe e çuditshme sepse me Ilir Metën kemi ndenjur disa herë për drekë e darka. Kemi shkuar në Dukagjin bashkë, më 30 korrik festuam edhe ditëlindjen e Taulant Ballës… Për të vërtetuar këtë pasi u ktheva nga pushimet më mori Mark Frroku dhe më tha shkojmë pimë një kafe. Ishim tek hyrja kryesore e “Sheraton”. Më thotë që po vjen një djalë me një bluzë portokalli me syze dhe ky është personi që të ndjek ty. Aty po rrija jashtë. Erdhi ky djalë me bluzë portokalli, me syze, më pa aty, u kthye dhe iku. Kur dola i thashë Markut do të ecim në këmbë. Ky djali me bluzë portokalli po priste në makinë. Vazhduam rrugën, unë hipa në makinën time dhe atë natë, nuk i rashë nga Ministria e Shëndetësisë, por i rashë nga rruga Qemal Stafa. Kur erdha te porta e shtëpisë, kur frenoi shoferi te dritat pashë këtë djalin me bluza portokalli. I thashë Markut ta takoj njëherë këtë person, a pranon të më takojë? Po më tha Marku. E takova një natë dhe ai rrëfeu të gjithë ngjarjen…”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button