Kronika

Policia shpërthen çantën e dyshimtë tek parku Rinia. Në 12:00 ishte njoftuar takimi i Ramës me mësuesit

Një çantë e dyshimtë me shënimin “Mos prek” mbi një stol të parkut “Rinia” ka ngritur në alarm Policinë e Shtetit, mëngjesin e sotshëm. Një orë më vonë, çanta është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga forcat xheniere dhe ka rezultuar që alarmi ishte fals dhe çanta nuk përmbante eksploziv. Brenda saj kishte letra dhe gazeta.

85782taivaniGazetari Spartak Koka njoftoi nga vendi i ngjarjes se, si për rastësi, ky alarm për eksploziv ka ndodhur në një kohë kur tek “Taivani”, Kryeministri Rama pritej të zhvillonte sot takimin e festës së 7 Marsit me mësuesit e dalluar në orën 12:00.

Koka tha se alarmi i ngritur rezultoi fals, pas shpërthimit të kontrolluar nga forcat xheniere nëpërmjet një pushke me ujë. Ngjarja nisi në orën 8:40, kur me një telefonatë nga kalimtarët, Policia u njoftua për një çantë ngjyrë blu me shënimin “Mos prek” sipër saj, vendosur mbi një stol të parkut “Rinia”.

Menjëherë u ngritën dyshimet për lëndë eksplozive. Pas marrjes së alarmit, e gjithë zona përreth që mund të rrezikohej u evakua dhe bizneset rreth zonës u mbyllën, kryesisht ato në rrugën “Ibrahim Rugova”. Dyshimet u davaritën pas veprimit të njesisë speciale “Antieksploziv”.

Nisur nga eksperienca, edhe më parë zonat ku ka dendësi të lartë, ka pasur alarme të tilla për bombë, që kanë rezultuar false, si ai në Rrugën e Kavajës rreth një javë më parë. Pavarësisht kësaj, nisur nga shpërthimet që kanë ndodhur ditët e fundit, Policia ka marrë të gjitha masat duke e vlerësuar maksimalisht rrezikun,” tha Koka.

Jo më larg se dje, 200 gr tritol ishin vendosur në hyrje të një biznesi në afërsi të Brrylit, gati për t’u shpërthyer. Policia tha se bëhej fjalë vetëm për një kërcënim ndaj pronarit të dyqanit ku ishte vendosur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button