Home / Qeveritare / Ministrja Nikolla uron mësuesit për festën e 7 marsit

Ministrja Nikolla uron mësuesit për festën e 7 marsit

Në kuadër të 7 marsit, ditës së mësuesit, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka uruar të gjithë arsimtarët  ne vend.

ministrjaNikolla ka zgjedhur të urojë mësuesit duke shprehur përjetimet e saj si mësuese në të kaluarën, periudhë që ajo e përshkruan emocionuese.

Në urimin e saj ministrja shkruan për ata arsimtare të cilat ajo i quan  mësuesit e vërtetë.

“Mësuesit, ata të vërtetët, nuk kërkojnë asgjë në këmbim. Në palcën e tyre mbartin dëshirën për të transmetuar diçka, kënaqësinë për të ndihmuar në atë që vjen pas, vetë ekzistencën. E nëse ata, Mësuesit e Vërtetë, nuk kërkojnë, jemi ne që duhet t’i japim atyre atë qe ata meritojnë. E ardhmja është në duart e tyre”, nënvizon Nikolla.

Leave a Reply

%d bloggers like this: