Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 7 mars 2015

Horoskopi për datën 7 mars 2015

horoskopiDashi

Sot mund të humbisni diçka që e çmoni vërtet. Bëni kujdes edhe në mosharrimin e angazhimeve të ndërmarra kohë më parë dhe përpiquni të jeni të përpiktë në takime.

Demi

Mbase shpresonit në një listë gjërash të cilat do t’i bënit shumë shpejt, megjithatë sot përpiquni të përfundoni ato më të rëndësishmet. Përpiquni të keni besim më të madh te vetja.

Binjakët

Ndryshime të papritura humori. Pavendosmëri. Sekretet dhe thashethemet do t’ju tërheqin. Do të ishte më mirë të shmangnit gënjeshtrat. Ato pak siguri që keni do t’ju marrin entuziazmin.

Gaforrja

Ajo çfarë ëndërroni do të bëhet realitet. Edhe këtë herë, Urani është në anën tuaj. Sot falni me zemër çdo të keqe që mund t’ju bëjnë me një buzëqeshje të plotë. Ata do të habiten, ju do të dilni të fituar.

Luani

Sa mendoni se mund të zgjasë lidhja juaj? Po bëni një gabim të madh! Ndërkaq perspektiva të mira ju shfaqen për përmirësim në punë ose në çështje të tilla. Mundohuni të jini më social.

Virgjëresha

Do të jeni me fat, sepse do të zgjidhni një problem. Një binjak do të bëhet aleat. E sotmja është një ditë e shkëlqyeshme për të zbukuruar shtëpinë ose për të sistemuar disa gjëra.

Peshorja

Sot mund të merrni ndonjë propozim interesant në meritë të një pune ose të një përmirësimi në profesion. Mos bini në kurthin e rutinës i cili mund të masakrojë marrëdhënien tuaj në çift.

Akrepi

Ky do të jetë një moment delikat për çiftet e stabilizuara. Komunikoni dhe përballuni me të gjitha gjërat, pasi vetëm kështu mund të fitoni. Shmangni ushqimet me yndyrë.

Shigjetari

Jini më selektiv. Disa miqësi, në fakt, vetëm ju sjellin humor të keq. Nëse arrini ta merrni veten nga zhgënjimet emocionale ose nga një refuzim, do të thotë se jo gjithmonë mund të fitoni.

Bricjapi

Keni nevojë të çlodheni. Nëse mundeni, këtë gjë bëjeni me personin tuaj më të dashur, duke organizuar diçka të këndshme ose bëjini një surprizë. Mos harroni disiplinën në punë.

Ujori

Do të keni probleme dhe mërzi në familje dhe me fëmijët. Një diskutim për shkak të parave. Në perspektivë sot jeni të favorizuar për takime të reja dhe interesante.

Peshqit

Kundërshti në ambientet e punës. Jeni më shumë elastikë dhe përballojeni gjithçka me një diplomaci të mirë. Mërkuri do t’ju bëjë orator, ndaj matuni mirë se çfarë dhe me kë flisni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.