Home / Kronika / Atentat tek ish-Blloku, qëllohet për vdekje biznesmeni Artan Santo

Atentat tek ish-Blloku, qëllohet për vdekje biznesmeni Artan Santo

ARTAN-SANTONdahet nga jeta tragjikisht në moshën 58-vjecare Artan Santo, bashkëpronar i medias “Focus Group”, i bankës ‘Credins’, ‘TV Scan’. 

Biznesmeni u qëllua mizorisht për vdekje me armë zjarri nga dy persona të maskuar rreth orës 9:30 në zonën e ish-Bllokut, pranë selisë qëndrore të bankës “Credins” teksa Artan Santo ishte duke hyrë në institucion.

Vrasja ka tronditur thellë mbarë opinionin shoqëror, arenën politike, mediatike e biznesmene në vend duke qenë se Artan Santo njihej si një biznesmen dhe bankier tepër i suksesshëm në Shqipëri dhe jashtë kufijve. Autorët qëlluan në një zonë tepër popullore dhe të frekuentuar nga kryeqytetasit nën dritën e diellit dhe janë larguar pa mundur të ndalohen nga policia.

Vrasja
Sipas të dhënave të siguruara nga gazetari ynë Spartak Koka, dyshohet se dy persona me motor tip, 500 kubikë, të veshur me xhupa të zinj, me skafandra në kokë, kanë qëlluar 6 herë mbi Artan Santon dhe më pas janë larguar drejt zonës së Liqenit. 

Menjehere në zonën e Liqenit Artificial dhe gjithë akset që lidhin këtë liqen u ngriten postblloqe që lidhin këtë zonë. Njësi speciale vunë nën kontroll me imtësi mbarë ish-Bllokun për kapjen e autorëve.

Sipas policise, biznesmeni është qëlluar nga vrasës profesionistë me pagesë. Nga burimet mësohet gjithashtu se pas atentatit mbi Santon, një punonjës i policisë rrugore ka tentuar të ndalojë autorët duke qëlluar në drejtim të tyre dhe më pas i ka ndjekur me motor, por ndjekja dështoi pasi motori u prish dhe punonjësi i policisë rrugore u kthye në Tiranë me karrotrec. 

Ka pasur dëshmitarë të shumtë në vendngjarje mes tyre dhe një luleshitëse. 
“Nuk e di, nuk kam parë gjë. Isha me kurriz. Krisma dëgjova, por gjë nuk pashë”, tha ajo për gazetarin e News24.
Dëshmitare jashte kamerave kanë pohuar se personat e kanë pasur në shënjestër biznesmenin dhe e kanë qëlluar me arme zjarri tip, pistoletë. Pas kësaj autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Pamjet filmike të kamerave te sigurisë së bankës “Credins” dhe bizneseve aty pranë kanë regjistruar momentet e krimit. Burimet e policisë thonë se kanë arritur të fiksojnë dy numrat e fundit të targave të fundit të motorit, që janë 09.

Te njejtat burime bëjnë me dije se autorët janë ndjekur deri në kufi me Fushë-Krujën dhe te “Ura e Gjolës” kanë humbur gjurmët. FNSH dhe RENEA kanë shkuar drejt zonës të dyshuar. Ndjekja e autorëve po behet edhe me helikopterë, ndersa postblloqe jane vendosur dhe në hyrje të Fushë-Krujës dhe te Ura e Gjolës si dhe në Thumanë, Mamurras dhe në rrugë dytësore. Drejt Fushe Krujes e Thumanes eshte nisur dhe kreu i Policise se Shtetit, Artan Didi. Forcat policore madje kanë shtuar dhe masat në kufi duke monitoruar kufirin e gjelbër në Kapshticë.

POLICIA: 100 MIJË EURO SHPËRBLIM PËR ÇDO INFORMACION PËR KAPJEN E AUTORËVE
Policia e kryeqytetit ka vendosur në dispozicion të çdo qytetari 100 mijë euro shpërblim, në rast se jepet informacion mbi vrasësit, duke ruajtur në anonimitet të plotë identitetin e tyre. Me anë të një njoftimi për shtyp, bëhet me dije se: “Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e sotme, mbi ngjarjen e ndodhur në rreth orës 09.30 në zonën e ish-Bllokut, ku si pasojë e të shtënave ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Artan Santo, Policia e Kryeqytetit vendos në dispozicion një shpërblim prej 100 mijë euro. 

Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojnë në kapjen e autorëve Policia e Tiranës vendos këtë shpërblim, në çdo rast duke ruajtur anonimatin duke ju ftuar të telefononi në numrin 069 41 00003. Krahas sa lartë, kërkojmë bashkëpunimin qytetar për të telefonuar për informacione të vlefshme edhe në numrin pa pagesë 129. Aktualisht grupi hetimor po punon me intensitet në drejtim të zbardhjes tërësisht të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorëve.”. 

VERSIONI ZYRTAR I POLICISË SË TIRANËS
Sipas informacioneve që vinë nga policia e kryeqytetit, mësohet se atentati ndaj Artan Santos ka ndodhur rreth orës 09.30. “Ditën e sotme rreth orës 09.30 është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Santo, 58 vjeç, me detyrë Drejtori i Përgjithshëm i një banke të nivelit të dytë. 

Aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet e para hetimore dhe procedurale për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje me synim identifikimin dhe kapjen e autoreve.”-thuhet në versionin zyrtar të policisë së kryeqytetit. 

KUSH ISHTE ARTAN SANTO
Artan Santo, biznesmeni 58 vjeçar që u ekzekutua mëngjesin e sotëm ishte babai i dy fëmijëve. Ai ka qenë i njohur në Shqipëri si pronar dhe bashkëpronar i disa aktiviteteve bankare por edhe mediatike. Ai lindi ne Tirane ne shtator te vitit 1956.

1976-1979 – Fakulteti i Ekonomisë, diplomohet ekonomist kontabël. 
1981-1987 – Fakulteti i Shkencave Politike –Juridike, diplomohet jurist. 

Eksperienca e punës
Bashkëpronari i medias “Focus Group” dhe i TV Scan 
2003-2004 e në vazhdim: Drejtor ekzekutiv i Credins Bank. 
2001-2002 Instituti Financiar Credins, drejtor i kreditit. 
1997-2001 Banka e Kursimeve, drejtor i përgjithshëm. 
1994-1997 Banka e Kursimeve, drejtor i Drejtorisë së Huave me Probleme. 
1993-1994 Banka e Kursimeve, zv.drejtor i përgjithshëm, drejtor i Degës Tiranë. 
1992-1994 Banka e Kursimeve, zv.drejtor i përgjithshëm – drejtor i Kreditit. 
1991-1992 Banka e Kursimeve, specialist krediti. 
1989-1990 Banka e Shtetit Shqiptar, shef i sektorit studimor në Drejtorinë e Kambizmit 
1990-1991 Banka e Shtetit Shqiptar, zv.drejtor i Drejtorisë së Jashtme. 
1984-1991 Instituti i Studimeve Ekonomike, Sektori i Studimit të Ekonomisë Botërore bashkëpunëtor tekoniko – shkencor. 
1981-1984 Ndërmarrja Tregtare Industriale Tiranë, kryerevizor.

Artan Santo njihet si njeriu që bëri kthesën në Bankën e Kursimeve. Në korrik të 97-ës, kohë në të cilën Santo emërohet drejtor i përgjithshëm i kësaj banke, bilanci financiar i saj ishte me një humbje prej 6.6 miliardë lekësh. Ndërkohë që kur është larguar në shkurt të viti 2001, rezultati financiar i vitit 2000 i bankës ishte 6 miliardë lekë fitim. “Ndihem tërësisht krenar për faktin që arrita të ndryshoj situatën financiare të gjigantit bankar në Shqipëri”, – thotë Santo.

” Ishte fakt që eksperienca e gjatë në poste të ndryshme në Bankën e Kursimeve dha rezultat në punën time si drejtor i saj”, eshte shprehur dikur ai. 

%d bloggers like this: