Horoskopi

Horoskopi për datën 9 mars

horoskopiDashi

Keni pak besim vlerësim e besim tek aftësitë tuaja. Përdorni gjithë forcat tuaja për të arritur qëllimet që i keni vënë vetes. Jini të qartë me partnerin dhe flisni hapur me të për të shmangur keqkuptime që mund të lindin. Kujdesuni më shumë për shëndetin tuaj.

Demi

Disa shpërqendrime të vogla mund t’ua ndërlikojnë ditën. Për ju do të hapet një fazë e re në jetën tuaj. Nëse keni në mendje ide ambicioze, ka ardhur moment që t’i vini në jetë. Kini besim tek vetja dhe mos harroni që edhe të tjerët kanë nevojë për ju.

Binjakët

Suksese personale dhe profesionale. Jeni pak në ankth për disa situata të cilat ju kanë shqetësuar kohët e fundit. Bëni durim. Gjithçka do të zgjidhet. Telefonata apo mesazhe të rëndësishme.

Gaforrja

Vuajtje në dashuri. Nëse ndieni se pasioni me partnerin tuaj po shuhet ndoshta ka ardhur momenti për ta peshuar këtë marrëdhënie. Diskutime me njerëz që kanë mendime të ndryshme me ju, përpiquni që t’i shmangni. Jini diplomatë.

Luani

Do të keni fat në dashuri. Për ata që kanë ndonjë peng në të shkuarën, ka ardhur momenti që të shikojnë drejt së ardhmes. Situata ekonomike është ende e paqartë. Mundësi të mira për të filluar një punë të re, përfitoni nga mundësitë që do t’ju ofrohen.

Virgjëresha

Mos jini pesimistë, mendoni pozitivisht. Impenjimet në familje do të jenë në qendër të ditës suaj. Ndërmerrni iniciativa në çdo sektor. Mos humbni qetësinë dhe përpiquni të kujdeseni më shumë për veten.

Peshorja

Përpiquni të fitoni besimin dhe konsensusin e kolegëve apo njerëzve që keni rreth e qark. Do t’ju behët një propozim për punë, për të cilin i kishit humbur shpresat. Nëse kohët e fundit, gjërat me partnerin nuk kanë shkruar edhe aq mirë, përpiquni të bisedoni me të qetësisht.

Akrepi

Takime interesante. Do t’ju vijnë lajme të mira. Gjatë këtyre kohëve jeni pak të shpërqendruar, bëni kujdes mos lini pas dore gjërat e rëndësishme. Kujdesuni edhe për njerëzit që ju rrethojnë.

Shigjetari

Merrni pak kohë në dashuri dhe mendoni mirë se çfarë po bëni. Mund të keni ndonjë keqkuptim me prindërit apo të afërmit. Diskutoni me qetësi. Përpiquni të punoni më shumë, vetëm kështu fati do të jetë në anën tuaj.

Bricjapi

Sot mos u vendosni limite mundësive tuaja, pranojini ftesat që do t’ju bëhen, edhe ato që nuk ju bindin shumë. Mëngjesin do ta nisni me një takim shumë interesant që në të ardhmen do t’ju sjellë diçka të bukur.

Ujori

Nëse do t’ju ndodhë diçka e pazakontë sot, mos keni frikë të përballeni vetëm sepse bëhet fjalë për diçka ndryshe nga përditshmëria juaj. Në darkë dilni me dikë për të projektuar ide.

Peshqit

Mos u turpëroni nga përballja me një person që sapo e keni njohur, përkundrazi përfitoni që të afroheni me të. Do të mësoni diçka shumë të dobishme. Në darkë merrni pjesë në një ngjarje speciale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button