Kronika

Itali, arrestohet skafisti i tragjedisë së 9 janarit 2004, humbën jetën 21 persona

Policia italiane ka vënë në pranga një nga skafistët përgjegjës për tragjedinë e 9 janarit 2004, ku humbën jetën 21 persona. 40-vjeçari me iniciale R.V, i dënuar me 25 vjet burg në mungesë me akuzën e vrasjes, prej vitesh ishte shpallur në kërkim si një nga përgjegjësit kryesorë të tragjedisë së ndodhur më 9 janar të 11 vjetëve më parë.

9-janr40-vjeçari mësohet se mbahej nën vëzhgim që nga dhjetori i vitit 2014. Ai u vu në pranga nga policia e Peruxhas, ndërsa dyshohet se ishte ende aktiv në trafikun e drogës. Tragjedia e ndodhur 11 vjet më parë la pas 21 viktima, ndërsa përgjegjës kryesor për ngjarjen u shpall 40-vjeçari shqiptar i cili u dënua në mungesë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button