Kronika

Deputetët Mark Frroku dhe Tom Doshi ballafaqim 2 orë në Prokurori

Deputeti Tom Doshi dhe kolegu i tij Mark Frroku u përballen të dy sot përpara prokurorëve të Krimeve të Rënda, lidhur me deklaratat e tyre për të ashtuquajturën çështja “Doshi”. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rithirrur sërish deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku, lidhur me hetimet që po zhvillohen mbi pretendimet për organizimin e një atentati ndaj Doshit dhe deputetit Mhill Fufi.

tom-doshi3Deputeti Mark Frroku mberriti ne organin e akuzes rreth ores 11:40 te se henes, ndersa ne oren 11:55 u paraqit dhe deputeti Tom Doshi. Deputeti Doshi mbërriti në prokurori nën masa të forta sigurie dhe hyri nga dera e pasme e institucionit.

Mark Frroku la në orën 13:50 minuta institucionin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku për 1 orë e 55 minuta është ballafaquar me deputetin Tom Doshi mbi deklaraten e ketij te fundit ku është shprehur se Frroku e ka vënë i pari në dijeni për atentatin për vrasje.

Frroku nuk pranoi të komentojë për mediat që prisnin jashtë kangjellave të prokurorisë, por zgjodhi të futet në automjetin e tij qe e priste dyerve te Prokurorise dhe të largohet në heshtje. Teksa po hipte ne makinen e tij u shpreh se “i qendrova deklaratave te dhena me pare”.

Pak para Frrokut, ambientet e prokurorisë i la dhe avokati i Durim Bamit, Ilir Murati. Edhe ky i fundit nuk pranoi të bëjë deklarime mbi cfarë u dëshmua sot para prokurorëve.

Në fletë thirrjet e firmosura nga kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Adnan Xholi, theksohej se në rast të mosparaqitjes së deputetëve, do të urdhërohej shoqërimi i detyrueshëm i tyre.

“Balkanweb” siguroi urdhrat e thirrjes, që mbërriten zyrtarisht në duart e deputetëve Doshi dhe Frroku. Ajo që bie në sy është fakti se prokuroria i ka thirrur deputetët për të dëshmuar në të njëjtën datë dhe orë, të hënën në 12:00.

Emri i deputetit Mark Frroku u përfshi në çështjen e ‘atentatit’ nga vetë Tom Doshi, i cili tha se kishte qenë pikërisht Frroku ai që e kishte vendosur në kontakt me Durim Bamin, personin e penduar, që ishte ngarkuar të kryente atentatin ndaj tij. Por në deklaratën e tij në prokurori, Mark Frroku përgënjeshtroi Doshin, duke thënë se nuk kishte dijeni për atentatin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button