Home / Politika / Kurti : Qeveria e re, emergjente luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Kurti : Qeveria e re, emergjente luftën kundër krimit dhe korrupsionit

-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke folur për llojin e qeverisjes që duhet të ketë Kosova, gjatë një takimi sot me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Meskanen, tha se qeveria e re emergjente duhet të ketë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Gjatë takimit me ambasadoren Meskanen Kurti foli për zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë dhe për propozimin që Lëvizja Vetëvendosje u ka dorëzuar me shkrim partnerëve të koalicionit në kuadër të takimeve që janë zhvilluar për harmonizim të qëndrimeve.
“Ne kemi propozuar që të ndryshojmë kornizën dhe llojin e dialogut, duke avancuar kështu nga një dialog i mbyllur diplomatik në një dialog të hapur, demokratik e social brenda Kosovës dhe me Bashkimin Evropian. Ne vlerësojmë se nuk mund të vazhdohet me një dialog si ai që kemi parë deri tani ku e tërë axhenda e zhvillimit të brendshëm është pezulluar. Pra, kemi pasur 3 vjet asfalt dhe dialog dhe asnjë zhvillim në ekonomi, shëndetësi e arsim”, u shpreh Kurti, i cituar në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas rezultateve në këto momente në faqen zyrtare të KQZ-së, që pasqyrojnë 99,83% të vendvotimeve nga të cilat janë dërguar të dhënat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje ka 13,52% të votave, ndërkohë që rezultatet përfundimtare pritet të shpallen zyrtatish nga KQZ sot në orën 15:00.

%d bloggers like this: