Home / roze / Kim Kardashian bëhet “bjonde”

Kim Kardashian bëhet “bjonde”

“Është vetëm një paruke”, sqaron Kim Kardashian. Ajo tregon se flokët bjonde nuk janë të vërteta pasi kishte vendosur të postonte disa imazhe në Instagram.

Të gjithë ndjekësit e saj menduan se ylli i “reality show”-t, “The keeping up with Kardashians” kishte vendosur të bënte këtë ndryshim drastik.

Teksa po dilte nga një hotel në Nju Jork të gjithë fansat ishin duke e pritur për të bërë një “selfie” me Kim Kardashianin.

“Është paruke, vërtet duket kaq e vërtetë”, tha Kim në një nga fotot e postuara në Instagram.