Europa

Ministri i Drejtësisë jep dorëheqjen pas një marrëveshjeje me një trafikant droge

Ministri holandez i Drejtësisë, Ivo Opstelten paraqiti dje në mbrëmje dorëheqjen pas një skandali në lidhje me një marrëveshje të arritur 15 vjet më parë me një trafikant të njohur droge.

hollande“Ka pasur, për shumë kohë, një pasiguri për këtë çështje”, deklaroi ministri Ivo Opstelten gjatë një konference shtypi në Hagë.

”Marr përsipër çdo përgjegjësi dhe do t’i paraqes dorëheqjen mbretit”, shtoi ai.

Opstelten dhe sekretari i Shtetit Fred Teeven njoftuan dorëheqjen e tyre disa orë pasi ministria bëri të ditur se kishte gjetur një provë për shumën ekzakte të paguar në atë kohë, prej 2,13 milionë eurosh, trafikantit të drogës Cees H.

Sipas medias holandeze, dorëheqjet e Opstelten dhe Teeven përbëjnë një goditje për Partinë Liberale në prag të zgjedhjeve. Të dy zyrtarët e dorëhequr vijnë nga krahu konservativ i partisë, që përballen me sfidën e hapur nga Geert Wilders, nga Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë, në zgjedhjet lokale që do mbahen këtë muaj.

Dorëheqjet pritet të rëndojnë edhe në koalicionin mes Liberalëve dhe Laburistëve, që kanë qenë shumë kritikë ndaj Opstelten dhe Teeven.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button