Home / Ekonomia / AZHBR mbështet kreditimin e bujqësisë

AZHBR mbështet kreditimin e bujqësisë

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ofron skema të financimit për mbështetjen e bizneseve bujqësore prodhuese dhe agropërpunuese, ku subvencionohet norma e interesit të kredisë nga kjo agjenci.

Kosovë-Ministria-e-Bujqësisë-planifikon-43-milionë-euro-mbështetje-për-fermerët-në-2015-3Sipas vendimit “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2015, mbështetja përmes subvencionit parashikon të jetë në masën e 70% të normës së interesit, për 7 (shtatë) vite radhazi, për kreditë deri në 30 milionë lekë, që do të merren për zhvillimin e aktivitetit bujqësor.

Sipas AZHBR-së, mbështetja e kreditimit do të adresohet për ndërtimin e objekteve që shërbejnë për mbarështimin e kafshëve, shpendëve dhe akuakulturës; ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore, blegtorale, akuakulturës, shpendëve dhe bimëve medicinale; si dhe për mekanizimin e bujqësisë, blegtorisë, akuakulturës dhe bimëve medicinale.

Ekspertët e fushës shprehen se, mbështetja ndaj sektorëve të lartpërmendur është zgjedhja e duhur që nxit zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe blegtorisë në vendin tonë.

AZHBR do të paguajë projektet fituese të vitit 2014, që nuk janë financuar

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) parashikon të paguajë me fondet e vitit 2015, brenda tremujorit të parë, projektet e vlerësuara dhe të verifikuara ose të kontraktuara gjatë vitit 2014, të cilat janë shpallur fituese dhe nuk janë financuar për shkak të shkurtimeve të fondeve gjatë vitit buxhetor 2014.

Sipas, vendimit të publikuar në faqen e AZHBR-së, që ka miratuar qeveria në janar të këtij viti “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2015, parashikohet që të paguhen sipas masës dhe kushteve të përfitimit, projektet e prapambetura të përcaktuara për vitin 2014, por jo më shumë se fondi i alokuar prej 200 milionë lekësh.

Leave a Reply

%d bloggers like this: