Home / Qeveritare / Gjosha: Statusi i Shqipërisë, sinjal pozitiv për gjithë Ballkanin Perëndimor

Gjosha: Statusi i Shqipërisë, sinjal pozitiv për gjithë Ballkanin Perëndimor

unnamed37-277x350Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha priti sot në një vizitë zyrtare, Zv. Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve, Ministrja theksoi se kjo vizitë ka përkuar vetëm dy ditë pas vendimit që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat, i cili është një sinjal mjaft pozitive, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor, perspektive e së cilit është padyshim anëtarësimi në familjen e madhe evropiane.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit ndanë bindjen e njëjtë se thellimi i bashkëpunimit, fryma e dialogut, tolerancës dhe mirëkuptimit mes vendeve tona dhe gjithë rajonit janë modeli më i mirë që duhet të ndjekim për aspiratën tonë të përbashkët.

“Kjo frymë, është nënvizuar edhe në Konkluzionet e Këshillit të BE-së, dy ditë më parë, pas vendimit për Shqipërinë. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit me Maqedoninë, janë dhe do të mbetën në vazhdimësi prioritet i patjetërsueshëm i politikës sonë të jashtme si dhe ndërlidhen ngushtë me shkallën e respektimit te të drejtave të shqiptarëve, sipas detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit. Në mbështesim vijimësinë e procesit të integrimit të Maqedonisë dhe fqinjëve tanë”, tha Ministrja Gjosha.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për nismat rajonale dhe theksuam rëndësinë e qasjeve të reja që do të çojnë në intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe më gjerë. Duke i konsideruar të një rëndësie të veçantë, për projektet e përbashkëta ndërkufitare të cilat ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të vendeve tona.

“Si përfaqësuese e qeverisë shqiptare, dua të theksoj procesi i integrimit na bashkon edhe më shumë që të jemi krah njëri-tjetrit,duke shkëmbyer kulturën dhe eksperiencat, në mënyrë që të afrojmë sa më shpejt popujt tanë drejt të ardhmes të suksesshme që mundëson projekti evropian”, tha Ministrja Gjosha

Z. Besimi përcolli urimet e tij për statusin e vendit kandidat dhe konfirmoi se integrimi evropian është prioritet i Republikës së Maqedonisë. Ai tha se statusi i vendit kandidat është një lajm qe sjell optimizëm tek qytetarët Shqiptare dhe në gjithë rajonin, duke rritur besueshmërinë në BE.

Zv. Kryeministri Maqedonas u fokusua tek thellimi i bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e integrimit evropian duke shkëmbyer përvojat ne reforma, menaxhimin e fondeve te BE si edhe ne zbatimin e rekomandimeve te Komisionit Evropian dhe përfundimeve te Këshillit.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan për ngritjen e grupeve te punës të cilët do te bashkëpunojnë ne nivel teknik për përmirësimin e projekteve te përbashkëta, për përmirësimin e zbatueshmërisë se konkluzioneve te Këshillit.

Në fund, z. Besimi e ftoi Ministren Gjosha për një vizite zyrtare ne Maqedoni ne një kohë të përshtatshme për të.