Politika

Doda: Lerini lojrat me policë e mafiozë, shikoni krimin në familje

Deputetja demokrate Mesila Doda ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me vrasjen e 3 fishtë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ndërsa i drejton një apel drejtuesve të shtetit që të lënë mënjanë lojrat me policë e mafiozë.

Mesilaaa“Një tjetër krim i tmerrshëm në familje. Burri vret vjerrën, gruan dhe më pas veten. Tre femijët jetim mbeten dhe ata viktima të marrisë së burrit kriminel. Zoti na ndihmoftë, marria nuk po cek fundin në këtë vend. Tash na mbetet të themi gëzuar 8 marsin, 4 gra të vrara në tre ditë. Pres mesazhe të forta nga krerët e politikës dhe shtetit…le ta lënë për pak lojen me policë dhe mafiozë dhe ti kushtojnë pak vemendje viktimave të dhunës dhe krimit në familje”, shkruan deputetja Mesila Doda.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button