Home / Kronika / Operacioni në Lazarat, Policia sekuestron 8.8 litër vaji hashish

Operacioni në Lazarat, Policia sekuestron 8.8 litër vaji hashish

unnamed36-527x350Policia e Shtetit në vijim të operacionit në fshatin Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, për gjetjen e asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme. dhe bënë me dijes se janë sekustruar 8.8 litër vaji hashishi. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se, gjatë  një kontrolli rutinë është gjetur një rreth 3 litra vaji hashish, çka do të thotë se sasia e vajit të hashashit të gjetur e sekuestruar nga forcat e policisë shkon në 8.8 litër, pasi mbasditen e djeshme u gjet dhe një tjetër sasi prej 5.8 litër vaj hashishi. Ndërkohë gjatë ditës së sotme deri në këto momente gjatë kontrolleve të ushtruara janë gjetur: 400 kg kanabis i gjetur gjatë kontrolleve në 2 banesa; 3 qese hashash i bluar;  12 automatikë, 5 pushkë, 2 mitrolozë të lehtë, 1 shtrat mitrolozi;  13 armë të djegura: 11 automatikë, 1 mitroloz, 1 pistoletë; 16.012 fishekë të llojeve të ndryshme; 2 pajisje për presimin e  lëndës narkotike; 9 kallëp tritol;  3 qese me fitil zjarrpërcjellës; 2 granata, si dhe  1900 kapsolla detonatore

%d bloggers like this: