Home / Arte / Libri / Konferenca: 50 vjet Noli, kryeministër

Konferenca: 50 vjet Noli, kryeministër

Në prag të 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të një prej figurave më të rëndësishme të historisë sonë, Fan S. Noli, është promovuar dje në Akademinë e Shkencave libri “Fan S. Noli kryeministër”.

FAN NOLILibri është një përmbledhje e kumtesave, e një grupi autorësh njohës të mirë të kësaj figure. Historiani Pëllumb Xhufi, e cilësoi dje Nolin si “rilindësin e fundit”, pasi mori përsipër të kryente disa detyra që nuk arriti t’i realizonte as Rilindja Kombëtare dhe Qeveria e Ismail Qemalit. “Noli mori përsipër, së pari, krijimin e kishës autoqefale shqiptare, detyrë të cilën e kreu; së dyti, hartimin e një monografie për Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu; së treti, revolucionin social për kapërcimin e vendit nga feudalizmi në shoqërinë e lirë demokratike”, tha Xhufi. Në hartimin e librit, i cili publikohet nën siglën e botimeve “M&B”, kanë kontribuuar studiues si akademik Jorgo Bulo, Dhimitër Anagnosti, president nderi i fondacionit “Fan S. Noli”, prof. dr. Nasho Jorgaqi, prof. dr. Paskal Milo, prof. dr. Pëllumb Xhufi, prof. dr. Hamit Kaba, prof. dr. Shaban Sinani, prof. Ksenofon Krisafi, studiuesja e re, Danja Sinanaj etj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: