Ekonomia

Nis ndërtimi i pusit të thellësisë në minierën e Bulqizës

Vlera – Projekti kushton 20 milionë dollarë dhe është parashikuar të zgjasë 20 muaj e gjysmëRezerva – Rezervat e rëndësishme të mineralit të kromit në thellësi të minierës, arrijnë rreth 2 126 800 tonë

Investimi – Investimi për ndërtimin e pusit është i kompanisë koncesionare “AlbChrome”, pjesë e grupit Balfin

Premtimi – Gjiknuri: Po përgatisim politikat për të nxitur sa më shumë investimet në sektorin minerar dhe të pasurimit

Pusi – Ka një gjatësi prej 600 m, fillon nga niveli +420 m, përfundon në -180 m

“AlbChrome” investon 20 milionë dollarë dhe “Wenzhou Mining” nga Kina zbaton projektin

banner_1l6a5065

Nis ndërtimi i pusit të thellësisë në minierën e Kromit në Bulqizë dhe punimet i besohen një kompanie kineze. Ky lajm u bë i ditur dje në përurimin e punimeve, ku morën pjesë ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, dhe ministri i Mirëqenies, Erion Veliaj. Investimi është i kompanisë koncesionare “AlbChrome”, pjesë e grupit Balfin dhe përbën sipërmarrjen më të madhe në sektorin minerar.

Projekti

Projekti kushton 20 milionë dollarë dhe është parashikuar të zgjasë 20 muaj e gjysmë. Fillimi i punës për hapjen e pusit nr.9, të ashtuquajtur pusi i thellësisë, është një moment i rëndësishëm për vazhdimësinë e punës në minierën e kromit Bulqizë, duke hapur perspektivën e mëtejshme të zhvillimit të kësaj miniere. Me përfundimin dhe vënien në punë të këtij pusi, bëhet e mundur marrja e rezervave të rëndësishme të mineralit të kromit në thellësi të minierës, në sasi prej rreth 2 126 800 tonë, me përmbajtje prej 43.5% Cr2O3. Pusi nr. 9 ka një gjatësi prej 600 m, duke filluar nga niveli +420 m e përfunduar në nivelin -180 m. Hapja dhe montimi i makinerive e pajisjeve të pusit është marrë përsipër nga kompania “Wenzhou Mining Co Ltd”, kompani e cila do të angazhojë një personel prej 70 punonjësish për këtë qëllim.

Industria e kromit

miniera-e-bulqizes1Ky investim konsiderohet si pikë kthese për industrinë e kromit. Duke marrë fjalën, ministri Gjiknuri falënderoi kompaninë, e cila ka bërë të mundur fillimin e realizimit të një ëndrre të vjetër, për të rilindur industrinë e kromit. “Industria e kromit po vihej në rrezik pikërisht për shkak të indiferencës dhe mungesës së investimeve. Për pak vite, ky vend që jeton me këtë industri, do të mbetej në mes të katër rrugëve”, tha ministri. Realisht, vazhdoi Gjiknuri, hapja e këtij pusi, hap horizonte, mundësi të reja dhe e bën jetëgjatësinë e kësaj miniere të sigurt, edhe për mbi 20 vite të tjera. “Kisha vënë bast se nuk do të doja të shkelja në Bulqizë, për shkak të imazhit jo të mirë që kishte krijuar, për shkak të mungesës së kontrollit nga shteti dhe zhvillimit kaotik, e mbi të gjitha për faktin se doja që një koncesionar të zbatonte atë që kishte marrë përsipër. Fatkeqësisht, më parë të tjerët dështuan, ndërsa unë thashë se do të vij në Bulqizë kur të vij të shoh se si punohet për pusin nr. 9”, deklaroi Gjiknuri. Tashmë që kjo po ndodh, sipas ministrit, industria e kromit dhe e gjithë zona do të përfitojë maksimalisht nga puna në këtë minierë.

Punësimi

“Jo më kot, dhe zoti Veliaj është këtu me mua, pasi hapja e industrisë së kromit, jo vetëm sjell investimet e nevojshme, mbi 20 milionë dollarë që përfshijnë dhe traverbangun e Klosit apo ringjalljen e fabrikave që lidhen me këtë zinxhir prodhimi, por mbi të gjitha krijon punësim”, tha ministri Gjiknuri dhe më tej shtoi se, punësimi ka qenë një moto e kësaj qeverie, punësimi është në vëmendjen tonë dhe pa investim nuk mund të ketë punësim. Duke e lidhur këtë ngjarje me kontekstin e marrjes së statusit, Gjiknuri tha: “Kam besimin se në Europë hyhet me dinjitet dhe me vlera ekonomike. Kjo është një nga kontributet shumë të çmuara dhe përkon me këtë ditë që Shqipëria nis t’i japë vetes edhe një shtesë në një sektor shumë të rëndësishëm si industria minerare”.

Ndërtuesit kinezë

“Janë për t’u vlerësuar standardet që keni zgjedhur dhe kompania nga Kina që e keni kontraktuar për të bërë të mundur këtë investim”, vërejti Gjiknuri. “Nuk është rastësi që ka edhe kompani të tjera nga Kina, që me shumë interes po vijnë në Shqipëri në industrinë minerare, siç është ajo e kompanisë më të madhe kineze që mori mbi 50% të aksioneve të bakrit shqiptar”, vlerësoi ministri.

Related Articles

Back to top button