Ekonomia

Agjencia e Pagesave; nisin aplikimet për fermerët

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka hapur, proçedurat e aplikimit për fermerët që duan të përfitojnë mbështetje përmes subvencioneve shtetërore.

bujqesiDrejtoresha e Agjencisë së Pagesave Suela Popa bëri të ditur sot për ATSH-në, agazhimin e qeverisë për të nxitur zhvillimin e bujqësisë shqiptare dhe modernizimin e saj permes mbështetjes së drejtëpërdrejtë që i adresohet fermerëve nga programi të suvencioneve.

Mbi bazën e kritereve të sektorëve që do të mbështeten dhe masës së përfitimit nga programi për bujqësinë, për vitin 2015,  fondi i miratuar për këtë sektor do të përdoret për:a) investimet për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm të tregut;b) përmirësimin e teknologjisë së kultivimit dhe të mbrojtjes së bimëve;c) prodhimin e perimeve në ambiente të mbrojtura për zbutjen e sezonalitetit të furnizimit të tregut;ç) mbarështimin e blegtorisë, bletarisë dhe akuakulturës;d) furnizimin e qëndrueshëm të tregut dhe rritjen e të ardhurave financiare për familjet e zonave rurale;dh) nxitjen e kreditimit bankar dhe investi-meve në sektorin e përpunimit, ruajtjes dhe marketingut të produkteve bujqësore, blegtorale, shpendëve, akuakulturës, mjaltit dhe bimëve medicinale; e) rritjen e mundësisë së fermerëve për mjete të mekanizuara dhe lëndëve djegëse për ngrohjen e ambienteve të mbrojtura; ë) nxitjen e kooperimit dhe organizimin e shoqërive të bashkëpunimit bujqësor (SHBB).
2. Masat e mbështetjes dhe masa e përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, sipas rajonizimit të hartës bujqësore e cila miratohet me udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave në shkallë vendi, do të jetë:
a) Mbështetje për përmirësimin e teknologjisë së kultivimit dhe mbrojtjes së bimëve, si:
i) përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes së vreshtave me fidanë të kultivarëve autoktonë, në
vlerën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë/ha dhe me fidanë të kultivarëve të tjerë, në vlerën 500 000
(pesëqind mijë) lekë/ha;
ii) përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes së mollëve, dardhave, kumbullave, qershive,
pjeshkëve, nektarinave, fiqve, ftonjve, shegëve, kivit, luleshtrydhes dhe agrumeve, në vlerën
200 000 (dyqind mijë) lekë/ha;
iii) përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes së arrave, lajthive dhe bajameve, në vlerën 200 000
(dyqind mijë) lekë/ha për format intensive dhe ekstensive të kultivimit;
iv) përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes dhe kultivimit të bimëve medicinale të kultivuara, si:
lavanda, timus, rigon, gjethe qumështore, rozmarinë, mullagë e bardhë, mullagë e zezë,
valeriane, mollë e egër, tërfili i kuq, bar blete, lule kalendule, lule dielli (për petale), hithër,
helichrysum italicum dhe kokoçeli (lule ciani), në vlerën 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë)
lekë/ha;v) përmirësimi i teknikave të ujitjes nëpërmjet mbështetjes financiare të instalimit të ujitjes me
pika, në ullishte, vreshta, pemëtore, agrume, arrore dhe shegë (vetëm për format intensive të
kultivimit të tyre), kundrejt faturës tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë
mijë) lekë/ha, por financimi të bëhet për jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha;
vi) mbrojtja e ullishtave nga dëmtimi i mizës së ullirit në bllok dhe sipas zonave prioritare të
prodhimit, në vlerën jo më shumë se 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë/ha;
vii) instalimi i sistemit të ngrohjes me biomasë (pellete), në serat me ngrohje qendrore, në
vlerën jo më shumë se 1 800 000 (një milion e tetëqind mijë) lekë/dynymi.

Prodhim-bujqesor11 (1)Sipërfaqja e mbjellë me kulturat duhet të jetë jo më e vogël se 0.2 ha dhe jo më e madhe se 10 ha.
b) Mbarështimi i blegtorisë, bletarisë dhe akuakulturës:
i) në vlerën 1 200 (një mijë e dyqind) lekë/krerë dele dhe/ose dhi të matrikulluara për fermat të
cilat mbarështojnë jo më pak se 100 (njëqind) krerë, por financimi të bëhet për jo më shumë se
300 (treqind) krerë;
ii) në vlerën 1 000 (një mijë) lekë/koshere bletë për fermerët me jo më pak se 50 (pesëdhjetë)
koshere bletë;
iii) mbështetja e sektorit të akuakulturës, në masën 25% të vlerës së rasatit, por jo më shumë se
600 000 (gjashtëqind mijë) lekë/fermë dhe/ose 25% të vlerës së ushqimeve për peshkun nën
kultivim, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë/fermë, vërtetuar me faturë tatimore
dhe/ose faturë zhdoganimi.
c) Furnizimi i qëndrueshëm i tregut dhe rritja e të ardhurave financiare për familjet e zonave
rurale për:
i) mbështetje për dorëzimin e prodhimit të frutave dhe perimeve në pikat e grumbullimit ose
përpunimit, në masën 15% të vlerës së mallit të shitur, të vërtetuar me faturë tatimore. Sasia e
dorëzimit është:
– për jo më pak se 30 kv dhe jo më shumë se 300 kv për frutat;
– për jo më pak se 50 kv dhe jo më shumë se 400 kv për perimet;
– për jo më shumë se 400 kv për fasulen pllaqi.
ii) mbështetje, në vlerën 10 (dhjetë) lekë/litri qumësht, për fermat blegtorale që dorëzojnë jo më pak se 1
500 (një mijë e pesëqind) litra qumësht në muaj, por jo më shumë se 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë)
litra qumësht në muaj, dhe mbarështojnë jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë qumështi të
matrikulluara, por financimi të bëhet për jo më shumë se 80 (tetëdhjetë) krerë. Pagesa të bëhet
kundrejt sasive të qumështit, të deklaruara në organet tatimore;
iii) mbështetje për dorëzimin e prodhimit të midhjeve në qendrat e grumbullimit dhe/përpunimit,
në vlerën 10 (dhjetë) lekë/kg të dorëzuar (të shitur) e të vërtetuar me faturë tatimore, por
financimi të bëhet për jo më pak se 200 (dyqind) kv dhe jo më shumë se 1 000 (një mijë) kv në vit.
ç) Nxitja e investimeve dhe kreditimit bankar në sektorin bujqësisë, blegtorisë, shpendëve,
bletarisë, akuakulturës dhe bimëve medicinale, si:
i) mbështetja, përmes subvencionit, në masën
70% të normës së interesit, për 7 (shtatë) vite radhazi, për kreditë deri në 30 000 000 (tridhjetë
milionë) lekë, që do të merren për aktivitetet e mëposhtme:
– Ndërtimin e objekteve që shërbejnë për mbarështimin e kafshëve, shpendëve dhe
akuakulturës;
Serat-e-perimeve-ne-Vlore-Foto-Harilla-Koçi-525x350– Ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore, blegtorale, akuakulturës, shpendëve dhe
bimëve medicinale;
– Mekanizimin e bujqësisë, blegtorisë, akuakulturës dhe bimëve medicinale.
ii) mbështetja e investimeve deri në 50% të vlerës së projektit, kundrejt faturës tatimore
përfshirë vlerën e tatimit, por jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për një subjekt, për:
– ngritje dhe/ose rikonstruksion ambientesh për grumbullim dhe ruajtje të produkteve bujqësore,
blegtorale, akuakulturës, shpendëve dhe bimëve medicinale;- ngritje dhe/ose rikonstruksion të ambienteve për mbarështim të kafshëve, shpendëve, midhjes
dhe peshkut;
– linja për standardizimin (paketim, mbushje, konservim, ambalazhim) tharje dhe/ose përpunim,
si dhe mjete të specializuara transporti të prodhimeve bujqësore, blegtorale, mjaltit, bimëve medicinale,
produkteve të akuakulturës;
– mbështetje për energjinë e rinovueshme;
– hapje lerash.
iii) ndërtim të serave për kultivimin e perimeve, prodhim fidanësh dhe produkteve të tjera
bujqësore, në masën 60% të vlerës së investimit përfshirë vlerën e tatimit, por jo më shumë se 1 200
000 (një milionë e dyqind mijë) lekë për dynym, për sera me sipërfaqe minimumi 2 dynymë dhe jo
më shumë se 2 ha;
iv) Mbështetja e investimeve deri në masën 60% të vlerës për traktorë dhe/ose agregate të tjera
bujqësore për manovrim në nivel ferme, përfshirë vlerën e tatimit.
3. Përfitues për masat e mbështetjes dhe masën e përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë
dhe zhvillimin rural do të jenë personat fizikë, personat juridikë dhe SHBB-të.
4. Nga ky fond do të përdoret vlera prej 154 700 000 (njëqind e pesëdhjetë e katër milionë e
shtatëqind mijë) lekësh për bashkëfinancim me projektin e IPA-s 2011, “Mbështetje për
bujqësinë dhe zhvillimin rural”.
Përdorimi i këtyre fondeve do të realizohet sipas marrëveshjes operacionale të nënshkruarr
ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, AZHBR-së dhe
GIZ.
5. Nga ky fond të përdoret vlera prej 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekësh për
aktivitete informuese për publikun lidhur me masat e mbështetjes nga fondi i programit për
bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2015.
6. Financimi i masës mbështetëse për prodhimin në serra me ngrohje qendrore, skemë e
vitit 2014, të bëhet në tremujorin e parë të vitit 2015, me fondet e caktuara për vitin përkatës
buxhetor, por sipas masës dhe kushteve të përfitimit, të përcaktuar për vitin 2014.
7. Projektet e vlerësuara dhe të verifikuara ose të kontraktuara gjatë vitit 2014, të cilat janë
shpallur fituese dhe nuk janë financuar për shkak të shkurtimeve të fondeve gjatë vitit buxhetor
2014, të paguhen me fondet e vitit 2015, brenda tremujorit të parë të vitit 2015, sipas masës dhe
kushteve të përfitimit, të përcaktuara për vitin 2014, por jo më shumë se fondi i alokuar prej
200 000 000 (dyqind milionë) lekësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button