Home / Ekonomia / Këshilli drejtues i Credins: Veprimtaria e bankës vijon normalisht

Këshilli drejtues i Credins: Veprimtaria e bankës vijon normalisht

Banka2-621x350Këshilli Drejtues i Bankës Credins i ka dërguar mesazhe ngushëllimi familjes së bankierit Artan Santo, i cili humbi jetën këtë të enjte, si pasojë e një atentati me armë, ndërsa garantoi publikun se veprimtaria e bankës vijon normalisht.

Në njoftimin e Këshillit drejtues të bankës thuhet, se “të tronditur thellë nga ngjarja e rëndë, ku humbi jetën Drejtori Ekzekutiv i Bankës Credins, zoti Artan Santo, gjejmë forcën t’i shprehim ngushëllimin tonë të sinqertë familjes dhe bashkëpunëtorëve tanë”.

Këshilli Drejtues i Bankës Credins vijon më tej njoftimi, është mbledhur sot dhe ka marrë vendimet e duhura për të siguruar vazhdimësinë e veprimtarisë normale të institucionit. Informojmë publikun e gjerë dhe depozituesit se veprimtaria e Bankës Credins vazhdon normalisht aktivitetin në gjithe degët e saj”, thuhet më tej.