Kronika

Vrasja e 19-vjeçares në Kryebushat, “arrest me burg” për dy autorët

Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e sigurisë për dy personat e akuzuar për vrasjen e 19-vjeçares në Kryebushat, pak ditë më parë. Trupi gjykues ka vendosur të lërë në burg Toni Tomën dhe Mirsad Aletin.

elsa-tushaNgjarja e rëndë ku mbeti e vrarë 19-vjeçarja Elsa Tusha ndodhi mbrëmjen e 7 marsit. Nga ngjarja mbetën të plagosur 56-vjeçari Selim Ajeti dhe 30-vjeçari Paulin Ndoja. Palët e përfshira në konflikt kanë qenë duke pirë në dy tavolina të ndryshme. Mësohet se pas debateve të ashpra dhe sharjeve të ndërsjella, ata kanë nisur të përleshen në lokal. Më pas sherri mes palëve ka vijuar në ambientet jashtë lokalit dhe ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Selim Ajeti nga fshati Bërdicë i Shkodrës ka ndërhyrë për të ndarë personat e përfshirë në konflikt, por ka mbetur i plagosur. Ndërkohë, 30-vjeçari, i cili shoqërohej nga 19-vjeçarja Elsa Tusha ka tentuar që të largohet me automjetin e tij tip. Në atë moment, dy persona kanë qëlluar në drejtim të tij me pistoletë. Për pasojë plumbat kanë lënë të vdekur në vend vajzën, lindur në Pukë dhe banuese në fshatin Kaç-Naraç të Shkodrës.

Policia arrestoi si autorë të dyshuar Mirsad Aletin, i cili akuzohet për vrasjen e 19-vjeçares dhe Toni Tomën, i cili akuzohet për ‘vrasje e mbetur në tentativë’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button