Home / Rajoni / Maqedonia / Xhaferri: Nuk kanë rëndësi bisedat e publikuara, por fakti se si janë marrë ato

Xhaferri: Nuk kanë rëndësi bisedat e publikuara, por fakti se si janë marrë ato

Zëvendës kryeministri Musa Xhaferri nuk e pranoi, por as nuk e mohoi autenticitetin e bisedës telefonike të publikuar kohë më parë nga opozita në të cilën ai dëgjohet duke biseduar me shefin e drejtorisë së kundërzbulimit, Sasho Mijallkov. Për Xhaferin nuk kanë rëndësi bisedat e publikuara nga opozita dhe as autenticiteti i tyre, por fakti se si janë marë dhe kush i publikon

“Përgjigja ime është se nuk është me rëndësi biseda ose autorësia e bisedës sa është me rëndësi se nga janë ato biseda dhe kush i ka nxjerë ato, i ka abuzuar nëse mund të them në këtë rast”, deklaroi Musa Xhaferri, zëvendëskryeministri.

Ai këtokomente i bëri në pyetjet e gazetarëve gjatë një konference në të cilën prezentoi përmbajtjen e kongresit tematik që është caktuar për me 28 dhe29 mars në Shkup. Xhaferi do të drejtojë me panelin e dytë në të cilin do të diskutohet për Qeverisjen e mirë dhe demokracinë konsensuale e cila sipas Xhaferrit duhet të aplikohen në Maqedoni.

“Sa i përket qeverisjes së mirë, ne do të insistojmë dhe pretendojmë se Maqedonisë i nvojitet një demokraci koncensuale e kombinuar me parimin e Badenterit që me theks të veçatë është edhe shpërndarje e drejtë dhe e barabartë e financave publike gjeqësisht buxhetit, ndarja e pushtetit në bazë të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në të gjitha nivelet e shtetit, një decentralizim adekuat për rrethanat e Maqedonisë që nënkupton një zhvillim të barabartë territorial”, tha Musa Xhaferri, zëvendëskryeministër.

Në kongres do të analizohen edhe rrezultatet nga dekada e dytë e implementimit të Marëveshjes së Ohrit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: