Ekonomia

OSBE dhe “BiznesAlbania”, marrëveshje bashkëpunimi për punësimin e fëmijëve

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me shoqatën e biznesit “BiznesAlbania” firmosën të mërkurën Kodin e Sjelljes për punësimin e personave nën 18 vjeç.

foto-per-media1Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton dhe Pesidenti i “BiznesAlbania”, Luan Bregasi.

Përmes këtij kodi, bizneset rrisin përpjekjet e tyre në mbështetje të të drejtave të fëmijëve. Kodi përmban një sërë zotimesh që “BiznesAlbania” ndërmerr për respektimin e të drejtave të fëmijëve në veprimtarinë e biznesit.

Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton, u shpreh në fjalën e tij se përdorimi i punës së detyruar të fëmijëve është një shkelje serioze e të drejtave të njeriut. Ai theksoi se në bazë të raporteve, në Shqipëri fëmijët punojnë në sektorët e bujqësisë, tekstilit, veshmbathjes, prodhimit të këpucëve dhe minierave.

“Sipas INSTAT-it, 57,000 fëmijë në Shqipëri, tetë përqind e fëmijëve nga mosha pesë deri në shtatë vjeç, janë ekonomikisht aktivë. Raportohet se një numër i këtyre fëmijëve është punësuar në fabrika, duke u ekspozuar tek makineritë e rënda dhe lëndët kimike. Sipas standardeve ndërkombëtare dhe legjislacionit në Shqipëri kjo është forma më e keqe e punës së fëmijëve, pasi vë në rrezik mirëqenien fizike, mendore dhe morale të fëmijës”, u shpreh Wilton.

foto per media2Adresimi i punës së fëmijëve në sektorët ekonomikë është një detyrë tejet e vështirë, vijoi Wilton, por duke punuar së bashku mund të gjejmë zgjidhje. Prandaj, vuri në dukje ai, partneriteti midis Prezencës dhe BiznesAlbania është me kaq rëndësi.

“Një zgjidhje është Kodi i Sjelljes që po paraqesim sot. Ndalimi i shfrytëzimit të fëmijëve në format më të këqija të punës së fëmijëve dhe punësimi i tyre nën moshën minimale, sipas ligjit, është standard i njohur”, u shpreh përfaqësuesi i OSBE-s.

Ndërsa, presidenti i “BiznesAlbania” , Luan Bregasi vuri në dukje se ky është rasti më i mirë prë të bërë autokritikë. Sipas tij, shumë biznese kanë parë i primare përfitimin e tyre dhe jo Kodin Etik.

“Është vendimtare që kompanitë të bëjnë biznes në një mënyrë të përgjegjshme për shoqërinë”, tha Bregasi.

Ndërsa zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Brunilda paskali është shumë i rëndësishëm zhvillimi i përgjegjësisë sociale të koorporatave. “Ky kod sjelljeje synon rritjen e ndërgjegjësimit të kompanive të biznesit dhe angazhimin e tyre për miratimin dhe respektimin e një kodi sjelljeje për ndalimin e punës së detyruar të fëmijëve në bizneset private”, tha Paskali.

Kodi i Sjelljes u hartua në kuadrin e një projekti të Prezencës së OSBE-së. Projekti zhvillohet në bashkëpunim me “BiznesAlbania” dhe me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me financimin e qeverisë italiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button