Kronika

Policia, Qato: Garantojmë tubimin, kontrolle në akset rrugore për armë

Policia e Shtetit ka deklaruar sot e drejta e qytetarëve për të protestuar është e garantuar me ligj, ndaj nesër, ajo do të marrë të gjitha masat për zhvillimin e tubimit të kërkuar nga PD-ja dhe garantuar qetësinë publike.

altin-qatoZv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Altin Qato, tha sot para mediave se “në bazë të disa të dhënave, do të ushtrohen kontrolle në të gjitha akset rrugore të vendit për personat që do të lëvizin me armë apo me pajisje të tjera të paligjshme. Policia është e vendosur të përmbushë misionin e saj, – theksoi ai, – për garantimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e disa akseve rrugore dhe u kujton qytetarëve të pajisen me dokumenta identifikimi, pasi do të ketë kontrolle të shtuara të Policisë në disa akse dhe ambiente.”

Partia Demokratike ka thirrur nesër, në orën 11:00, një protestë mbarëqytetare në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit Ilir Metës, pas akuzave që i drejtoi atij ish-deputeti i mazhorancës Tom Doshi për atentate të porositura ndaj dy deputetëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button