Politika

Reforma territoriale– Shtyhet më 31 korrik afati i punës së komisionit të posaçëm

Kuvendi pritet sot të shtyjë deri më 31 korrik afatin e punës së komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë.Me propozim të grupit parlamentar të PS-së, parlamenti vendosi të përfshijë për miratim në rendin e ditës së seancës së sotme projektvendimin për shtyrjen deri më 31 korrik të punës së këtij komisioni. Komisioni i posaçëm, që nisi nga puna më 26 prill pa praninë e opozitës, në mbledhjen e fundit (22 maj), pas propozimit të pesë varianteve për ndarjen e re administrativo-territoriale, vendosi të miratojë variantin 39/47 për hartën e re të Republikës së Shqipërisë. Ky variant final do t’i nënshtrohet per nje periudhe dymujore diskutimit me pushtetin vendor në të gjitha qarqet e vendit, para miratimit perfundimtar në Kuvend, më 31 korik 2014.

Related Articles

Back to top button