Bota

Më shumë se 210 000 të vdekur që prej fillimit të konfliktit

Siria është rrënuar që prej 15 marsit 2011 si pasojë e një konflikti që shpërtheu nga një revoltë paqësore që u transformua në kryengritje të armatosur përballë shtypjes së ndërmarrë nga regjimi i Bachar al-Assadit.

Bombing in Aleppo UniversityMë shumë se 210 000 të vdekur janë regjistruar që prej fillimit të konfliktit, ndërkohë që gjysma e popullsisë është larguar nga ky vend i shkatërruar si pasojë e revoltës katër-vjeçare.

Observatori sirian i të drejtave të Njeriut (OSDH), që mbështetet mbi një rrjet të gjerë militantësh dhe mjekësh në mbarë vendin dhe që ka numëruar nga muaji mars 2011 deri në shkurt të vitit 2015 vdekjen e 210 060 personave mes të cilëve 65 146 janë civile ndërsa 10 664 fëmijë.

Mes luftëtarëve të vdekur kundër-regjimit, 38 325 janë rebelë sirianë dhe 24 989 janë xhihadistë të huaj.
Nga ana e forcave të pro- regjimit, OJQ-të kanë regjistruar 45 385 ushtarë të vdekur, 29 943 milicë të Forcave Kombëtare të Mbrojtjes, 640 anëtarë libanezë të Hezbollahut shiite dhe 2 502 milicë të ardhur nga vendet e tjera.

OSDH-ja thekson se bilanci është më i lartë për shkak të numrit të madh të të zhdukurve, fati i të cilëve nuk dihet.  Sipas OJQ-së duhet të merren parasysh edhe 20 000 persona në burgjet e regjimit të cilët janë konsideruar si të zhdukur.

Miliona persona janë marrë veçanërisht nga grupi i Shtetit Islamik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button