Ekonomia

Anastas Angjelit i dorëzohet diploma e anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Europës

Akademikut Prof.Dr. Anastas Angjeli i dorëzohet diploma e anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Europës nga Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer.

angjeliNë Salzburg të Austrisë, me rastin e 25 vjetorit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës u zhvillua ceremonia e dorëzimit të diplomave për anëtarët e rinj të pranuar gjatë vitit të kaluar.

Në këtë ceremoni ju dorëzua diploma e anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës, Akademik Prof.Dr. Anastas Angjeli.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës Prof.Dr. Dr.h.c. Felix Unger vlerësoi kontributin e këtij institucioni për zhvillimin e shkencës dhe të artit në vendet evropiane dhe të mbarë botës, duke përcjellë mesazhin që shkenca na bashkon për zhvillim dhe integrim.

Këtë event e nderuan me pjesëmarrjen e tyre personalitete akademike dhe të shkencës nga 72 shtete të botës që kanë anëtarë në këtë institucion shkencor. E veçanta e kësaj ngjarjeje të rëndësishme festive ishte pjesëmarrja e Presidentit të Republikës së Austrisë, Heinz Fischer , i cili mbajti fjalën e rastit dhe shpërndau diplomat për anëtarët e rinj.

Prof.Dr.Anastas Angjeli

Profesor në ekonomi-financë, me një kontribut të shquar në këtë fushë, veçanërisht në atë të financave publike dhe të reformave strukturore në ekonomi. Prej vitit 1982 e më pas, ka kontribuar në profesoratin e Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës e më tej, pas vitit 1990, me angazhimin e tij në politikë.

Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë prej vitit 1991-2005, disa herë drejtues i komisioneve kuvendore për çështjet ekonomike e financiare dhe Ministër i Ekonomisë, Ministër i Financave dhe Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, për një periudhë të gjatë kohe gjatë tranzicionit.

Prof.Dr. Anastas Angjeli është anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë që prej vitit 2009. Prej qershorit të vitit 2013 është rizgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Prof.Anastas Angjeli nga muaji korrik 2014 është zgjedhur Anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve.

Është afirmuar si një nga ekonomistët-financier më të shquar, veçanërisht në aplikimin e reformave të ekonomisë së tregut në Shqipëri. Kontributi i tij i veçantë për reformën buxhetore e fiskale, për zhvillimin e sistemit financiar (bankar dhe jobankar), për zbatimin e politikave fiskale në dobi të zhvillimit të biznesit dhe të investimeve vendase dhe të huaja në Shqipëri, për zhvillimin e lirisë ekonomike, për kryerjen e reformave strukturore dhe privatizimin e ekonomisë, për liberalizimin dhe integrimin e ekonomisë shqiptare në atë rajonale dhe europiane, gjatë periudhës së tranzicionit, është vlerësuar jo vetëm nga opinioni publik vendas, por edhe nga institucionet ekonomiko-financiare ndërkombëtare.

Profesor Angjeli është themelues i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Ai është autor dhe bashkëautor i disa librave universitarë dhe monografive, i shumë artikujve shkencorë, brenda dhe jashtë vendit, studimeve me karakter kombëtar dhe rajonal.

Botimet më të fundit të Profesor Angjelit janë:
Ligjëratat Nobel në Ekonomi (4 vëllime,2003-2004)
Albania-Economic Development Aspirations and Endeavors for a Regional and Euro-Atlantic Integration (2004)
Tranzicioni dhe Liria Ekonomike në Shqipëri (2007)
Hyrje në Ekonomi (2010)
Makroekonomiks (2010)
Marketingu bankar (2010)
Transition and Economic Freedom in Albania (2011)
Në ethet e krizës (2012)
Ditari i tranzicionit ekonomik (2013)
Ndërhyrja e Shtetit në Ekonomi.(2015)/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button