Politika

Prefektura e Selanikut: Të gatshëm për minimizimin e problemeve në shërbim të shtetasve shqiptarë

Prefektura e Selanikut shpreh gatishmërinë për të bërë të mundur minimizimin e çdo lloj problematike në gamën e shërbimeve që u ofrohen shtetasve shqiptarë.

konsulljaKjo u nënvizua gjatë takimit që Konsullja e Përgjithshme e Shqipërisë në Selanik, Pavlina Evro Ylli, zhvilloi pak ditë më parë me Kryetarin për Rajonin e Greqisë së Veriut Apostolos Tzitzikostas, në ambientet e Prefekturës së Selanikut.

Në njoftimin e publikuar  në “Facebook”, bëhet e ditur se gjatë takimit Ylli – Tzitzikostas, u trajtuan një gamë e gjerë problemesh, me të cilat ndeshen çdo ditë shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqinë e Veriut, për shërbimin që ofrohet nga ky institucion.

Konkretisht u diskutua për një shërbim më të shpejtë dhe të një niveli më të lartë në lidhje me daljen e lejeve të qëndrimit për shtetasit shqiptarë, leje të cilat rinovohen në periudha të ndryshme kohore. Ka raste, kur shtetasit shqiptarë ankohen se këto leje dalin edhe pas një viti.

Tzitzikosta u interesua në lidhje me mbarëvajtjen e punës dhe procedurat konsullore që ofron konsullata shqiptare e Selanik-ut jo vetëm për shtetasit shqiptarë, por edhe për ata vendas.

Gjithashtu, z. Tzitzikosta shprehu interes të lartë në lidhje me resurset e bregdetit dhe turizmin shqiptar në përgjithësi, ecurinë ekonomike të vendit, si dhe shancet që ofron Shqipëria për investime të reja në Shqipëri.

Në mbyllje të takimit, duke i uruar punë të mbarë në misionin e Konsulles së Përgjithshme të Shqipërisë në Selanik, Kryetari i Rajonit të Greqisë së Veriut i shprehu znj. Ylli dëshirën për bashkëpunim dhe marrëdhënie miqësore midis dy institucioneve, si dhe shprehu gatishmërinë për të bërë të mundur minimizimin e çdo lloj problematike në gamën e shërbimeve që u ofrohen shtetasve shqiptarë në Prefekturën e Selanik-ut.

Pritja e shkëlqyer që iu bë znj. Pavlina Evro Ylli, nga Kryetari i Rajonit të Greqisë së Veriut z. Apostolos Tzitzikostas, ishte si pasojë edhe e lidhjeve të hershme miqësore që gëzojnë këto dy familje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button