Home / Kronika / Kodheli, “Medalje mirënjohje” për Besim Fagun në 90-vjetorin e lindjes

Kodheli, “Medalje mirënjohje” për Besim Fagun në 90-vjetorin e lindjes

Sportisti i mirënjohur Besim Fagu sot ka 90-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, ministria e Mbrojtjes zhvilloi një ceremoni në nder të sportistit të mirënjohur, krijuesit dhe drejtuesit për disa dekada të Klubit Sportiv “Partizani”

Mimi-KodheliNë fjalën e saj znj.Kodheli tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura respektojnë kujtimin e personaliteteve të tilla si Besim Fagu, që krijuan për radhët e ushtarakëve shqiptarë një strukturë profesioniste sportive. Ishte Besim Fagu dhe shokët e tij që e bënë Klubin “Partizani” një organizëm elitë të sportit dhe fizkulturës në Shqipëri.

Më tej, duke u ndalur në meritat e këtij personaliteti të sportit shqiptar, ministrja Kodheli tha: “A mund të ketë histori më të bukur se ajo e tre djemve tironas, Fagu-Demneri-Bylyku, të cilët themeluan në vitin 1946 Klubin Sportiv “Partizani”, atë që do të bëhej rivali më i madh i bardhë e bluve të Tironës?! Entuziazmi i atyre viteve, me dëshirën për të krijuar mrekullira nga hiçi, është me të vërtetë për t’u admiruar”.

Më pas ministrja Kodheli i ka dorëzuar bashkëshortes së të paharruarit Besim Fagu, znj. Hajdije Fagu, “Medaljen e Mirënjohjes”, me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në zhvillimin e lëvizjes fizkulturore sportive, përgatitjes fizike të Forcave të Armatosura, si dhe themelues i Klubit Sportiv “Partizani”.

Në vijim gjeneral lejtënant (R) Rahaman Perllaku, në fjalën e tij vlerësoi lart figurën e Besim Fagut si një sportist i shquar dhe krijues i Klubit Sportiv “Partizani” dhe lëvizjes sportive në ushtri. Ndërsa i biri i tij, ish-basketbollisti elitar i “Partizanit” dhe i kombëtares, Agim Fagu, solli kujtime nga jeta e Besim Fagut dhe meritat e mëdha që ka lënë në historinë e Klubi Sportiv “Partizani”.

Besim Fagu lindi në qytetin e Tiranës në vitin 1925 dhe vdiq në vitin 1999. Fill pas luftës, ku ai ishte inkuadruar partizan, u lidh përjetësisht me ushtrinë dhe sportin. Ai është padyshim një nga lojtarët e rrallë jo vetëm në Shqipëri, por edhe më tej për numrin e madh të kampionateve të fituara me një skuadër. Besimi ka luajtur për klubin e kuq për 12 vite rresht. Mbrojtësi shtatlartë i “Partizanit” do ta mbyllte karrierën e tij të suksesshme me tre tituj rresht në 1957, 1958 dhe 1959, duke e çuar në shtatë numrin e trofeve me “Partizanin”. Gjatë kësaj periudhe, përveç shtatë titujve, Besim Fagu ngriti edhe katër herë Kupën e Shqipërisë. Gjithashtu Besim Fagu ka qenë pjesë e trofeut të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë pasi fitoi Kupën Ballkanike me kombëtaren në 1946. Ai është themeluesi dhe drejtuesi për shumë vite i Klubit Sportiv “Partizani”, një ndër klubet më me emër në historinë e sportit shqiptar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: