Home / Politika / Presidenti Barroso më 30 qershor në Tiranë

Presidenti Barroso më 30 qershor në Tiranë

Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso do të vizitojë më 30 qershor Tiranën, ku do t’i drejtohet me një fjale përshëndetëse Kuvendit të Shqipërisë.

Lajmi u bë i ditur sot nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta në nisje të seancës së sotme plenare.

Vizita e Barroso vjen në një moment, kur BE-ja ka vendosur pro statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Barroso ne Tiranë do të takojë personalitetet kryesoredrejtuese të vendit. Barroso drejton prej vitesh Komisionin Europian, institucion që ka rekomanduar 3 herë rresht që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat.